Lajme Zone
Sulmi me dron ndaj anijes ruse nga territori shqiptar? Reagon Ministria e Jashtme
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Sulmi me dron ndaj anijes ruse nga territori shqiptar? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas raportimeve se sulmi me dron detar ndaj një korvete ruse mund të jetë nisur nga territori shqiptar, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta. Në një deklaratë zyrtare, MEPJ thekson se vendi nuk ka pasur asnjë rol në incident dhe se territori shqiptar nuk është përdorur për organizimin, nisjen apo lehtësimin e sulmit ndaj anijes ushtar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas raportimeve se sulmi me dron detar ndaj një korvete ruse mund të jetë nisur nga territori shqiptar, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta. Në një deklaratë zyrtare, MEPJ thekson se vendi nuk ka pasur asnjë rol në incident dhe se territori shqiptar nuk është përdorur për organizimin, nisjen apo lehtësimin e sulmit ndaj anijes ushtarake ruse.

“Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Ministria e Jashtme i ka hedhur poshtë kategorikisht raportimet, duke deklaruar se ato janë publikuar pa prova të verifikueshme.

Në përfundim, Ministria u ka kërkuar personave dhe institucioneve që kanë shpërndarë këto pretendime të korrigjojnë informacionin, ndërsa ka apeluar për kujdes dhe përgjegjshmëri në raportimin e çështjeve që lidhen me sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm