Makina e djegur Automjeti i dyshuar i autorëve rezulton i vjedhur në Përrenjas që prej vitit 2025. Nga të shtënat nuk pati të lënduar, ndërsa policia vijon kërkimet për autorët Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në fshatin Urakë të Matit, ndërsa rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes policia ka gjetur një makinë të djegur, brenda së cilës ndodheshin dy armë zjarri kallashnikov.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi më 12 shtator, rreth orës 23:10, ndërsa persona ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim të “Audi”-t, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e banesës. Automjeti ishte në pronësi të shtetases S. Ll., bashkëshortja e shtetasit A. Ll.
Mësohet se nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas të dhënave paraprake, familja ishte kthyer së fundmi nga Italia.
Pas njoftimit për të shtënat, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me DVP Dibër, ngritën pika kontrolli për lokalizimin e autorëve.
Gjatë kontrolleve në territor, rreth dy kilometra larg vendit ku ndodhi sulmi, në aksin rrugor Rrëshen-Burrel, policia konstatoi një automjet tip “Golf 5” të djegur.
Nga këqyrja e makinës u gjetën në brendësi të saj dy armë zjarri kallashnikov, pjesërisht të djegura. Armët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Verifikimet zbuluan gjithashtu se “Golf”-i i djegur rezultonte i shpallur në kërkim nga DVP Elbasan që prej 31 korrikut 2025. Pronari i tij, shtetasi K. R., banues në Përrenjas, kishte denoncuar në atë kohë vjedhjen e automjetit.
Policia po vijon kontrollet në zonat ku dyshohet se mund të kenë lëvizur autorët, ndërsa për kapjen e tyre po bashkëpunohet edhe me strukturat policore të Tiranës, Lezhës dhe Kukësit. "Më datë 12.09.2026, rreth orës 23:10, në fshatin Urakë, Njësia Administrative Rukaj, Bashkia Mat, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetases S. Ll. (bashkëshortja e shtetasit A. Ll.), i parkuar në oborrin e banesës.
Nga të shtënat janë shkaktuar dëmtime materiale vetëm në automjetin tip “Audi”.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me DVP Dibër, ngritën pika kontrolli.
Ndërkohë, në vendngjarje shkoi grupi hetimor.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, rreth 2 kilometra larg nga vendi i ngjarjes, në aksin rrugor Rrëshen-Burrel, kanë konstatuar të djegur një automjet tip “Golf V”. Gjatë këqyrjes së automjetit, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri kallashnikov, të djegura pjesërisht, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti tip “Golf”, i konstatuar i djegur, ishte shpallur në kërkim nga DVP Elbasan më datë 31.07.2025, pasi kishte bërë kallëzim pronari i tij, shtetasi K. R., banues në Përrenjas, se i kishin vjedhur këtë automjet.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në zonën ku mund të kenë lëvizur autorët e dyshuar dhe po bashkëpunohet me DVP Tiranë, Lezhë e Kukës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.", njofton policia. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Mat 13 Shtator 2026, 09:1909:19Kronike Zbardhen detaje nga shpërthimi në Shkodër/ Tritoli u hodh në oborrin e banesës së një 60-vjeçari, thyhen xhamat e pallateve përreth 12 Shtator 2026, 22:4222:42Kronike "Lumë droge" në shtëpinë e Lulzim Cakës, policia greke sekuestron edhe 26 kg kokainë 12 Shtator 2026, 22:2222:22Kronike Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, dyshohet për tritol 12 Shtator 2026, 21:5621:56Kronike Lulzim Caka, një jetë mes krimit, burgut dhe arratisë; si u lirua në 2019-ën dhe pse Shqipëria e kërkoi sërish 12 Shtator 2026, 20:5120:51Kronike Publikohen fotot e Gentian Çipit, 41-vjeçarit shqiptar që u arratis në mënyrë spektakolare nga spitali në Greqi 12 Shtator 2026, 20:4020:40Kronike

