Këshilltari strategjik amerikan Mark Finlay, i ftuar në News 24, komentoi sulmin brutal kundër televizionit më të madh informativ në vend një vit më parë. Finlay theksoi se News 24 është një TV pranë problemeve të qytetarëve. Ai nënvizoi se një media pranë qytetarëve dhe që pasqyron zërin e tyre meriton vetëm të respektohet si logo. Këshilltari strategjik Mark Finlay: Unë e përgëzoj News24 për raportimin, që nuk censuron lajme dhe që është me njerëzit në protestë, bëhet pjesë e njerëzve, dëgjon ata. Kjo është një gjë jashtëzakonisht për t’u vlerësuar. Do doja që këtë ta shikoj dhe në vende të tjera të botës. Është media që komunikon atë që thotë dhe mendon vërtetë qytetari. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: keshilltari strategjik TV
