Lajme Zone
‘Hanëmja’ e Edi Ramës, Elira Kokona: 7 apartamente dhe 2 milionë euro në bankë, 2 vjet pa deklaruar pasurinë
PolitikëPamfleti

‘Hanëmja’ e Edi Ramës, Elira Kokona: 7 apartamente dhe 2 milionë euro në bankë, 2 vjet pa deklaruar pasurinë

Prej muajit tetor 2023, Elira Kokona është emëruar drejtoreshë e një agjencie fantazmë të quajtur "Korporata e Investimeve Shqiptare", e krijuar nga Edi Rama me qëllim për të grabitur dhe dhuruar godinat e trojet publike për kulla e hotele në Tiranë, qytetet kryesore dhe bregdet, nëpërmjet sipërmarrjes fiktive shtet-privat.

Elira Kokona / Elira Kokona e Korporatës së Kullave dhe në Bordin e Kadastrës, Aviacionit Civil e Koncesionit "Alabbar" Elira Kokona është 1 nga 5 "hanëmet" e besuara të "Divanit në Kopështin Eden" në Kryeministri, që firmos dhe realizon pazaret e Edi Ramës për ndërtesat, tokat e trojet shtetërore, lejet e ndërtimit të kullave dhe ndarjen e përqindjes së tyre mes shtetit e privatit. Prej muajit tetor 2023, Elira Kokona është emëruar drejtoreshë e një agjencie fantazmë të quajtur "Korporata e Investimeve Shqiptare", e krijuar nga Edi Rama me qëllim për të grabitur dhe dhuruar godinat e trojet publike për kulla e hotele në Tiranë, qytetet kryesore dhe bregdet, nëpërmjet sipërmarrjes fiktive shtet-privat.

"Hanëme" Elira Kokona, 13 vjet në poste të larta shtetërore ku zhvaten fonde e pasuri

Administrativisht, Elira Kokona varet nga Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, por faktikisht ajo varet dhe përdoret vetëm nga Edi Rama, si e besuar e tij dhe zonjë e guximshme, që i firmos dhe realizon me sukses çdo pazar me trojet e kullat.

Gjatë 13 viteve pushtet, Edi Rama e ka qarkulluar Elira Kokonën në disa detyra të larta; konkretisht, Sekretare të Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, Sekretare të Përgjithshme në Ministrinë e Kulturës, Zv/Sekretare të Përgjithshme në Kryeministri, përfaqësuese avokate të qeverisë në Strasburg dhe prej 3 vitesh drejtore e Korporatës së Investimeve. Sipas raporteve të SHISH-it, të Antikrimit Ekonomik dhe denoncimeve që janë bërë në SPAK, rezulton se kryeministri Edi Rama i ka krijuar Elira Kokonës mundësi për të bërë vetë pazare me asetet dhe emërimet publike, por dhe për të marrë nga ndërtuesit pjesët e saj në pazaret e trojeve dhe kullave që firmos.

Ndërsa përveç detyrave drejtuese, Edi Rama i ka krijuar Elira Kokonës mundësi pagesash mujore paralele nga qeveria, duke e emëruar anëtare në disa borde publike; konkretisht në Kadastër, Aviacionin Civil dhe kompaninë e kullave "Alabbar" në Durrës, ku shteti ka 33% aksione, por ishte dhe kryetare Bordi i Korporatës së Investimeve, kur prej 3 vitesh është drejtoreshë.

Bilanci i përfitimeve private të deklaruara e të fshehura

Mundësitë e ligjshme dhe të paligjshme, të krijuara prej detyrave të larta shtetërore që ka pasur dhe ka, Elira Kokonës i kanë sjellë shumë bereqet pasuror e jetë luksi, që e deklaron dhe e fsheh sipas situatave për t'i shpëtuar hetimit penal.

Referuar faqes zyrtare të ILDKPI-së, rezulton se Drejtoresha e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona, nuk ka deklaruar pasuritë për vitet 2024-2025, ndërsa pasuritë dhe llogaritë e mëdha bankare, të deklaruara për vitet 2013-2021, ajo nuk i ka deklaruar më pas, ndërkohë që nuk ka bërë transaksione e tjetërsime të tyre.

Ajo ka deklaruar, por ka hequr nga formulari dhe ka fshehur këto pasuri: apartamente me sipërfaqe 58.5 m² dhe 32 m²; apartament 45 mijë euro; apartament 95 mijë euro; apartament 140 m² me vlerë 138 mijë euro; apartament 260 m² me vlerë 107 mijë e 700 euro; garazh 41 m² me vlerë 10 mijë euro; 5226 m² tokë, 211 m² truall dhe llogari bankare me vlerë totale rreth 2 milionë euro.

Se me çfarë burimesh financiare i ka siguruar zonja e Korporatës së Kullave, Elira Kokona, këto llogari bankare dhe me çfarë të ardhurash i ka blerë pasuritë, këtë duhet ta hetojë SPAK-u.

Për më tepër, nisur nga fakti që këto pasuri Elira Kokona nuk ia verifikon dhe nuk ia heton, mikesha e saj Kryeinspektore e ILDKPI-së, Evgjeni Bashari./Pamfletielira kokona 7 apartamente 2 milionë euro në bankë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Flamingot zbarkojnë në PS, nis lufta kundër Ramës 7 Shtator 2026, 10:3310:33Dosja e zezë “Koordinatori” i madh i Edi Ramës: Ron Yeffet dhe interesat e errëta që kryqëzohen rreth kryeministrit 5 Shtator 2026, 15:2615:26Dosja e zezë Rama i merr 12.6 miliardë lekë fondit të tërmetit për rindërtimin: fondet për makina, dieta dhe bileta avioni 4 Shtator 2026, 12:5812:58Dosja e zezë Dhëndër Kafsha 4 Shtator 2026, 11:0711:07Dosja e zezë 'Le Monde': Shqipëria e betonit dhe arkitektët "VIP" që fshihen si struci! 3 Shtator 2026, 17:0617:06Dosja e zezë Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës? 2 Shtator 2026, 13:5113:51Dosja e zezë