Lajme Zone
Sulmet e protestuesve ndaj bankave, Rama: S'ka ndodhur as në 1997-ën, të orkestruara nga forca të huaja që duan destabilizimin e Europës! Sejko: Llogaritë dhe kursimet janë të sigurta (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sulmet e protestuesve ndaj bankave, Rama: S'ka ndodhur as në 1997-ën, të orkestruara nga forca të huaja që duan destabilizimin e Europës! Sejko: Llogaritë dhe kursimet janë të sigurta (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me drejtuesit e sistemit bankar, pas sulmeve të dhunshme të protestuesve, të cilët dëmtuan 38 degë bankare dhe 42 bankomatë në Tiranë. Gjatë takimit, kryeministri Rama tha se qeveria nuk do të bëjë asnjë lëshim përballë protestuesve të dhunshëm që gjatë këtyre ditëve kanë sulmuar institucionet, bizneset, bankat dhe forcat e Policisë. LEXO edhe...Protesta e

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me drejtuesit e sistemit bankar, pas sulmeve të dhunshme të protestuesve, të cilët dëmtuan 38 degë bankare dhe 42 bankomatë në Tiranë. Gjatë takimit, kryeministri Rama tha se qeveria nuk do të bëjë asnjë lëshim përballë protestuesve të dhunshëm që gjatë këtyre ditëve kanë sulmuar institucionet, bizneset, bankat dhe forcat e Policisë. LEXO edhe...Protesta e dhunshme/ Koçiu: Dialogu është rruga drejt zgjidhjeve, dhuna sjell vetëm dëme! Duke theksuar se protestuesit morën peng Tiranën, Rama tha se dhuna është e orkestruar dhe e mbështetur nga forca të huaja që kanë si synim destabilizimin e Europës. Marrë shkas nga thirrjet e disa protestuesve në protestë, Rama tha se ka të rinj e të reja të ekstremizuar, që bëjnë thirrje për syrgjynosjen e atyre që mendojnë ndryshe. Kryeministri Rama theksoi gjithashtu se Banka e Shqipërisë nuk u sulmua as në vitin 1997. “Ishte shumë e rëndësishme ta bënim këtë takim edhe me ju, pas një histerie dhune që mori peng Tiranën, duke krijuar idenë e një përshkallëzimi që mund të merrte para gjithë Shqipërinë. Nga ne s’ka asnjë lëshim. Kjo është një dhunë e orkestruar, e lidhur me elementë të jashtëm. Po ndodh edhe në kryeqytete të tjera të Europës përmes një lëvizjeje marksiste neokomuniste që quhet ‘Antifa’. Vajza dhe djem të ekstremizuar që bëjnë thirrje si në kohën e mesjetës për të burgosur e syrgjynosur këdo që sipas tyre përfaqëson të keqen dhe nga ana tjetër është komponenti i kriminalitetit. Kriminaliteti i vogël i lagjeve mblidhet me sponsorizimin e krimit të organizuar. Pastaj ato kanë një mbështetje nga forca të huaja që kanë synim destabilizimin e Europës. Këta elementë nuk janë studentë. Ajo pjesë nuk është nxitëse e mbështetëse e dhunës. Banka e Shqipërisë nuk është sulmuar as në 1997-ën. Sepse s’kishte banka të tjera, sepse në atë kohë banka ishin Sudja e Xhaferri. Por sot është gjuajtur me gurë. ”, tha mes të tjerash Rama. Ndërkohë Guvernatori Gent Sejko garantoi se llogaritë bankare të qytetarëve shqiptarë janë të sigurta dhe shërbimet do të vijojnë normalisht. Sejko i cilësoi sulmet ndaj bankave, si sulm ndaj biznesit dhe gjithë shoqërisë shqiptare. “Ne koordinuam sëbashku veprimet dhe sot me praninë e kryeministrit dhe ministrave do të diskutojmë edhe njëherë për vijueshmërinë e sistemit bankar e financiar, sepse kjo është një e mirë për ekonominë dhe bizneset, që duhet të vijojë funksionimin pa u cenuar. Ne si Bankë Shqipërie kemi pasur nën funksion të gjitha shërbimet. Ajo që kemi dashur të theksojmë është që pavarësisht tensionit, depozitat e qytetarëve janë të sigurta. Bankat janë me likuiditet shumë të mirë. Ne duam që kjo industri të vijojë sa më mirë, sepse pasojat do të ishin zinxhir. Garantoj kryeministrin dhe të gjitha bizneset se Banka e Shqipërisë do të vijojë operacionet dhe do i përgjigjet të gjitha kërkesave që kanë qytetarët”, tha mes të tjerash Sejko. Lajmi në përditësim.... Ora 12:38 Rama thirrje qytetarëve të distancohen nga protestat e dhunshme: Policia nuk hyn mes turmës për të bërë balet, por për të goditur ata që e sulmojnë! (VIDEO) Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Policia në Shqipëri është treguar shumë profesionale gjatë përballjes më protestuesit e dhunshëm.Rama tha se qëllimi ka qenë që të mos dëmtohet askush, pasi sipas tij, edhe ata që dalin me kapuç në protestë, janë fëmijë të këtij vendi.Shefi i Qeverisë u bëri thirrje atyre që janë kundër dhunës që të mos dalin nëpër protesta, pasi sipas tij, policia hyn mes turmës jo për të bërë balet, por për të goditur protestuesit e dhunshëm që e sulmojnë.Një kritikë Rama e kishte edhe për ekranet e disa mediave në Shqipëri, për të cilat tha se mbështesin dhunën. Për protestuesit e dhunshëm, kryeministri theksoi se në Itali përdoret shprehja ‘vandalët e vegjël’, ndërsa në Shqipëri i kthejnë në heronj.“Edhe ata që janë me kapuç, janë fëmijët e këtij vendi. Janë të verbër, të manipuluar, të braktisur, por janë fëmijët e këtij vendi. Dhe është e frikshme të shohësh sesi nëpër ekrane njerëz që marrin përsipër të përfaqësojnë opinionin publik akuzojnë Policinë e Shtetit për dhunë disproporcionale. Në Francë raporti është 1 me 2.5. Pra një polic i plagosur, 2.5 qytetarë të lënduar. Në Itali 1 me 2. Në protestat e tjera, në Spanjë përshembull, raporti ka shkuar edhe 1 me 4 apo 1 me 6. Në Shqipëri raporti është i përmbysur. Në tre të lënduar, dy janë polic. Policia nuk futet në turmë për të bërë balet, por për të goditur ata që e godasin. Prandaj ata që janë kundër dhunës, të distancohen nga këto tubime. Pjesëmarrja në tubim i mbuluar, do të jetë në konflikt me ligjin. E gjithë Europa demokratike është nën këtë sulm. Tani ne i kemi edhe shembujt. Kemi pritur t’i bëjnë ata më parë, që të mos thoshin po shtrëngojnë liritë demokratike”, tha mes të tjerash Rama. Share Ora 12:26 Sulmet e protestuesve ndaj bankave, Guvernatori Sejko: Goditet biznesi e shoqëria, pasojat janë zinxhir (VIDEO) Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko siguroi qytetarët se depozitat e tyre bankare janë të sigurta, pavarësisht sulmeve të protestuesve ndaj institucioneve financiare.Referuar sulmeve të protestuesve të dhunshëm, Sejko tha se duke goditur bankat, goditet e gjithë ekonomia dhe shoqëria shqiptare, pasi sipas tij, efekti është zinxhir.“Ne koordinuam sëbashku veprimet dhe sot me praninë e kryeministrit dhe ministrave do të diskutojmë edhe njëherë për vijueshmërinë e sistemit bankar e financiar, sepse kjo është një e mirë për ekonominë dhe bizneset, që duhet të vijojë funksionimin pa u cenuar. Ne si Bankë Shqipërie kemi pasur nën funksion të gjitha shërbimet. Ajo që kemi dashur të theksojmë është që pavarësisht tensionit, depozitat e qytetarëve janë të sigurta. Bankat janë me likuiditet shumë të mirë. Ne duam që kjo industri të vijojë sa më mirë, sepse pasojat do të ishin zinxhir. Garantoj kryeministrin dhe të gjitha bizneset se Banka e Shqipërisë do të vijojë operacionet dhe do i përgjigjet të gjitha kërkesave që kanë qytetarët”, tha mes të tjerash Sejko. Share Ora 12:23 Protestat/ Rama: Donin të provokonin një tjetër 21 Janar! Neutralizuam edhe një dron me eksploziv që synonte Kryeministrinë (VIDEO) Kryeministri Edi Rama deklaroi se protestat e dhunshme kishin për qëllim të provokonin policinë për të krijuar një situatë të ngjashme me 21 Janarin. Rama tha se gjatë protestave është neutralizuar edhe një dron me eksploziv që, sipas tij, synonte Kryeministrinë.“Donin të provokonin një tjetër 21 Janar, për të provokuar policinë, duke, larg qoftë, krijuar një situatë simetrike me 21 Janarin. Kemi qenë shumë të vetëdijshëm. Kemi neutralizuar edhe një sulm me dron me eksploziv ndaj Kryeministrisë. Me këtë vetëdije ka qenë një vijë e kuqe shumë e qartë për të gjithë. Edhe ata që janë me kapuç janë fëmijët e këtij vendi. Janë të verbër, janë të manipuluar, janë të braktisur, ndoshta ndonjëri edhe nga vetë familja e vet, por janë fëmijët e këtij vendi.Dhe është e frikshme të shikosh se si nëpër ekrane njerëz që marrin përsipër të përfaqësojnë opinionin publik, akuzojnë Policinë e Shtetit për dhunë disproporcionale. Në Francë raporti është 1 me 2.5, në Itali raporti është 1 me 2. Kush ankohet se ishte aty për paqe, duhet ta dijë se nuk duhet t’u shkojë nga mbrapa. Se policia nuk futet në turmë për të bërë balet, por për të goditur ata që e godasin. Kush rri rreth tyre është me ata dhe jo me paqen dhe me protestën e qetë", tha Rama. Share Ora 12:21 Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Qeveria do të mbështesë çiftet e reja me kredi me interes zero, për blerjen e një apartamenti në Tiranë.“Nga ana tjetër, janë pjesë të tjera të ligjit që lidhen me mbështetjen me kredi me interes zero për çiftet e reja, për një apartament deri në një çmim të caktuar dhe pastaj për kredi me interes deri në 3% për një apartament, deri në një çmim të caktuar, për profesionistët e rinj, për shërbëtorët e rinj të shtetit, që duan ta bëjnë jetën në Tiranë. Është një ligj që sjell mbështetje për mijëra apartamente në vit në Tiranë”, tha mes të tjerash Rama. Share Ora 12:17 Rama: Pjesëmarrja në protesta me fytyrë të mbuluar do të jetë shkelje e ligjit! Kush nuk ushtron dhunë, nuk ka pse të përballet me gaz Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se pjesëmarrja në protesta me fytyrë të mbuluar do të konsiderohet shkelje e ligjit, si pjesë e masave të reja që qeveria synon të ndërmarrë ndaj protestuesve të dhunshëm. Rama tha se qytetarët që protestojnë paqësisht nuk kanë arsye të mbulojnë fytyrën dhe as të përballen me gaz lotsjellës.“Pjesëmarrja në tubim i mbuluar do të jetë në vetvete konflikt me ligjin. Kush nuk do që protesta të marrë përgjigje me gaz, s’ka nevojë të mbulohet. Mjafton të mos gjuajë me gurë, të mos bëjë dhunë, të mos thyejë e vandalizojë dhe s’ka nevojë për gaz lotsjellës", tha Rama. Share Ora 12:15 Rama: Regjistër për protestuesit e dhunshëm, do t’u ndalohet aksesi në hotele e aeroporte! Kemi nisur punën me vendet e BE-së (VIDEO) Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një paketë masash ndaj protestuesve të dhunshëm, duke nisur nga kufizimi i shërbimeve shtetërore për familjet e të miturve që shkatërrojnë pronën e të tjerëve, deri te ndalimi i aksesit në aeroporte, hotele dhe mjete transporti.Rama tha se qeveria ka nisur bashkëpunimin me vendet e Bashkimit Europian për t’u kufizuar hyrjen personave të përfshirë në akte dhune. Ai paralajmëroi gjithashtu përdorimin e teknologjisë për identifikimin e protestuesve të maskuar.“Ata që u turrën me gurë e me zjarr mbi banka, me një skenar djallëzor për të nxitur panik, ndërkohë që në sportelet e bankave nuk kanë asgjë për të marrë, duke shkulur ATM-të për të marrë brenda tyre para. Ndërkohë që ato janë në shërbim të të gjithëve dhe duhet të kthehen një orë e më parë. Ne do të nxjerrim paketën e masave, por duke investuar me shpejtësi në teknologji, do të nisim anonimizimin e profileve që nxisin dhunë. Do t’i zbulojmë ata që janë me kapuç, edhe sikur të rrinë me kapuç, edhe sikur ta mbulojnë të gjithë fytyrën, se do t’i ndjekim këmba-këmbës, përveç syve të teknologjisë.Largohuni nga ajo dhunë një orë e më parë. Do të vijë fatura në familje, do të paguajë familja. S’do të marrë shërbim nga shteti familja e një të mituri që vjen dhe djeg pronat e një tjetri. Ne do të vendosim në regjistër njerëzit e dhunshëm, do t’u mbyllim shumë aksese nëpër aeroporte, hotele, trena, të gjitha mjetet e transportit. Dhe do të bashkëpunojmë, dhe e kemi nisur punën me vendet e BE-së, për t’u ndaluar aksesin në ato vende si njerëz të dhunshëm. Dhuna s’ka për të pasur vend në këtë vend. Dialogu, shkëmbimi i ideve, ballafaqimi demokratik, ulja në tryezë për të gjetur rrugë të reja, të cilat mund të na shërbejnë, siç na shërbyen në protestën e 2018-ës", tha Rama. Share Ora 12:08 Kryeministri Rama: Qeveria shqiptare do të paguajë 50% të qirasë për të gjithë studentët që plotësojnë kushtet (VIDEO) Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Qeveria shqiptare do të paguajë 50% të qirasë për të gjithë studentët që plotësojnë kushtet.“Ne do të nxjerrim një për një detyrat. Detyrat për ligjin për strehimin social dhe të përballueshëm, ku do na duhet edhe bashkëpunimi me ju. Është një ligj që adreson edhe problematikën e studentëve, sepse qysh në programin e Qeverisë dhe një muaj e kusur më parë, e hodhëm këtë draft duke krijuar një qasje krejt të re me rritjen e çmimeve dhe pamundësinë e studentëve për të paguar, pa iu marr frymën prindërve, qiratë në Tiranë. Qeveria do të futet për të paguar 50% të qirasë për të gjithë ata studentë që i plotësojnë kushtet”, njoftoi Rama. Share R.Xh/E.H/ReportTv.al sistemi bankar Dhune protestat kunder qeverise bankat Edi Rama Komento Komente durrsi jon: 21/10/2026 13:15 a te vraft i madhi zot o maskara kriminel e tradhtar,, i coptove ne dru kalamajt Përgjigju Ish socialist: 21/10/2026 12:44 Me vjen keq ku perfundio PS Përgjigju Lorin: 21/10/2026 12:01 ou tani qekan forca qe duan te destabilizojne Evropen, shi shi shi, e mo kodosh KM fundin e ke ne koshin e mbeturinave me gjithe kete Sejko-n e lavatrices se parave qe te mban ty ne pushtet Përgjigju Arta: 21/10/2026 11:46 Beni lofaritjet e vijani Saliut se ai ka mare persiper qe do ti shperbleje per demet qe shkaktojne te paguaj edhe demet e bera se ka leke sala e dhendrri i tije nqt oaguhen nga buzheti i shtetit jane leke te qytetarve sei paguan banka i paguajne qytetaret nga taksat qe ven banka prandaj PD ti paguaj Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.9% Disi 3.2% Vota total: 9586 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?