Dy sulme të rënda ndaj policëve janë regjistruar sot gjatë protestave të dhunshme në Shkodër dhe në Durrës. Në Shkodër, pamjet që vijnë nga terreni tregojnë efektivin e qëlluar me gurë e hekur të shtrirë përtokë ndërsa rreth tij janë mbledhur kolegët që përpiqen t'i japin ndihmën e parë. Fasli Rama është qëlluar në kokë dhe për këtë arsye, forcat e rendit e mbajnë në krahë dhe e shoqërojnë për në makinën që e ka çuar me urgjencë drejt spitalit. LEXO EDHE:Dhuna dhe kaosi në protestat në Tiranë, kryepolici Hita: Kemi të gjitha pamjet filmike, është bërë dokumentimi real i të gjithë veprës penale për të arrestuarit Pamje të rënda vijnë edhe nga Durrësi, ku një polic është plagosur si pasojë e sulmeve me gurë e sende të rënda. Pas përplasjeve të dhunshme, policia ka shoqëruar 10 protestues, të cilët hodhën pllaka dhe gurë ndaj efektivëve. . Lajmi kryesor: LIVE TV- Protestuesit mblidhen te Kryeministria, policia i shpërndan me gaz lotsjellës! Gurë Kuvendit, 3 ministrive dhe efektivëve! Protestuesit shkatërrojnë banka e biznese U.D/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Shkoder Durres Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 22% Jo 74.4% Disi 3.6% Vota total: 441 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
