Lajme Zone
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Sulm me thikë në zemër të Nju Jorkut, një viktimë dhe një i plagosur! Autorja refuzon të dorëzohet dhe qëllohet për vdekje nga policia (VIDEO)


Kamerat kanë fiksuar momentin kur gruaja iu vërsulet policëve me dy thika. Ata zbrapsen dhe e qëllojnë. Gruaja shtrihet në tokë dhe vdes në spital.

Një 32-vjeçare humbi jetën dhe një burrë 68-vjeçar mbeti i plagosur pasi u sulmuan me thikë në Times Square të Nju Jorkut nga një grua 49-vjeçare. Pak minuta më vonë, ajo u qëllua për vdekje nga policia pasi refuzoi të dorëzonte thikat dhe u afrua drejt efektivëve. Sipas Policisë së Nju Jorkut, 49-vjeçarja nga Queens nxori dy thika nga një qese pazari dhe sulmoi fillimisht burrin, i cili sapo kishte dalë nga stacioni i metrosë dhe po priste të kalonte rrugën me bashkëshorten. Më pas ajo goditi edhe 32-vjeçaren. Të dy u dërguan në spital, por gruaja nuk i mbijetoi plagëve, ndërsa burri ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Sikurse shihet edhe nga pamjet efektivët i kërkuan për disa minuta gruas të hidhte thikat dhe përdorën edhe një Taser(pajisje elektrike), por pa rezultat. Sipas komisioneres Jessica Tisch, ajo u tha policëve: “Nuk do të lëshoj asgjë. Më mirë t'ju vras të dyve.” Më pas, sic tregojnë edhe pamjet ajo iu afrua drejt tyre me thikat në duar dhe dy efektivë hapën zjarr. LEXO EDHE:‘D-Day’, operacioni për izolimin financiar të Iranit shtyhet për më vonë? Si po e pengojnë Kina dhe Rusia planin e SHBA Foto: Thikat e përdorura në sulmAutoritetet thanë se gruaja kishte histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor në kontaktet me policinë gjatë viteve 2018 dhe 2019, por nuk kishte qenë e arrestuar më parë. Policia po heton ngjarjen dhe theksoi se deri tani nuk ka prova që sulmi të ketë qenë akt terrorist. U.D/Shqiptarja.com TAG: SHBA New York vrasje me thike Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Gusht, 11:16

Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.4% Drejtësia 66% Nuk e di 3.6% Vota total: 2397 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?