Një sulm i madh kibernetik ka goditur sistemet e Komisionit Evropian, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve dixhitale dhe duke ngritur dyshime për komprometimin e një sasie të konsiderueshme të dhënash personale. Sipas raportimeve të “Politico”, incidenti ka zgjatur më shumë se 10 ditë dhe ka shkaktuar probleme në sistemet e brendshme, përfshirë platformat që përdoren nga punonjësit për pagat, lejet dhe rimbursimet mjekësore. LEXO edhe... Bullgaria zbulon pas 5 vitesh spiunazhin kibernetik në institucionet shtetërore, hakerat vodhën 62 milionë faqe dokumentesh pa u diktuar nga disa qeveri Problemet kanë prekur platformën Sysper, e cila menaxhon burimet njerëzore, pagat, aplikimet për leje dhe fletët e orarit, si dhe sistemin **MyPMO**, që përdoret për rimbursimet mjekësore. Edhe pse të dy sistemet u rikthyen në funksion në fillim të kësaj jave, Sysper pësoi një tjetër ndërprerje të përkohshme të mërkurën. Një zyrtar i BE-së deklaroi se Komisioni beson se ka arritur të përmbajë pjesën më të madhe të sulmit, por shkalla e plotë e dëmit ende nuk është përcaktuar. “Komisioni beson se ka përmbajtur pjesën më të madhe të sulmit, por shkalla e plotë e dëmit mbetet e paqartë. Sistemet mund të rikthehen gradualisht në funksion. Megjithatë, përgjigjet po zgjasin pak më shumë”, tha zyrtari për “Politico”. Sipas raportimit, shërbimi i sigurisë kibernetike të institucioneve të BE-së, CERT-EU, zbuloi në fillim të këtij muaji se hakerat ndërkombëtarë kishin përdorur ARTEX, një mjet të inteligjencës artificiale i disponueshëm publikisht, i projektuar për identifikimin e dobësive në sistemet informatike. Si masë paraprake, disa aplikacione u çaktivizuan përkohësisht. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Thomas Rainier, konfirmoi se institucionet kishin marrë masa pas zbulimit të fushatës kibernetike. “Komisioni Evropian mori masat e nevojshme në përgjigje të një fushate sulmi kibernetik që u zbulua. Sistemet individuale u vunë në shënjestër dhe, në përputhje me praktikën tonë të zakonshme, ne i informuam ata që u prekën”, deklaroi ai. Më herët gjatë këtij muaji, Komisioni mblodhi në një takim urgjent organin më të lartë të menaxhimit të krizave të brendshme, Bordin e Menaxhimit të Korporatave, për të diskutuar incidentet kibernetike në vazhdim. Departamenti i shërbimeve dixhitale urdhëroi gjithashtu intensifikimin e kontrolleve të sigurisë. Ndërkohë, komisionerja për Teknologjinë, Henna Virkkunen, informoi kolegët e saj gjatë mbledhjes së Kolegjit të Komisionerëve të mërkurën mbi masat e menjëhershme për përballimin e krizës. Sulmi ndaj Komisionit Evropian vjen në një kohë kur institucionet dhe kompanitë e mëdha ndërkombëtare po përballen me një seri incidentesh kibernetike, që kanë prekur gjithashtu Microsoft, banka të mëdha amerikane, Agjencinë Kombëtare të Sigurisë së SHBA-së (NSA), si dhe platforma e faqe të njohura si Air France, BBC dhe Zoom. Xh.K/ReportTv.al BE sulm kibernetik Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 62.9% Jo 28.8% Nuk e di 8.3% Vota total: 1159 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

