Shqipëria mohon kategorikisht çdo përfshirje në sulmin me dron ndaj një anije luftarake ruse në Libi, pasi në rrjetet sociale u publikuan pretendime se mjeti ishte nisur nga territori shqiptar dhe kishte përshkuar më shumë se 800 kilometra në Mesdhe për të goditur objektivin.
Diplomacia shqiptare i cilëson këto raportime të pasakta dhe pa mbështetje në fakte të verifikueshme, duke mohuar çdo përfshirje të vendit në këtë incident.
“Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj as nuk është përdorur dhe as nuk është vënë në dispozicion për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë. Ne i kundërshtojmë kategorikisht këto pretendime, të cilat janë paraqitur pa prova të verifikueshme.”, thuhet në reagim. Në reagimin zyrtar, Ministria e Jashtme kërkon gjithashtu korrigjimin e informacionit nga ata që kanë publikuar këto pretendime, duke nënvizuar domosdoshmërinë e saktësisë, verifikimit dhe përgjegjësisë në raportimin e çështjeve me ndjeshmëri të lartë ndërkombëtare.
“Incidenti ndodhi në portin e Bengazit, në Libi, ku një shpërthim dhe zjarr përfshinë korvetën ruse “Merkury”. Autoritetet në Libinë lindore thanë se hetimet paraprake tregojnë për një sulm me dronë detarë. Sipas raportimeve të agjencive të lajmeve ndërkombëtare, burime ushtarake libiane pretenduan se disa dronë kishin goditur anijen, ndërsa të tjerë ishin interceptuar. Përgjegjësia për sulmin nuk është marrë nga asnjë palë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*Fokus*KryesoreAktualitet

