Lajme Zone
Stuhitë godasin Ballkanin, 9 të lënduar në Shkup, Kosova në alert! Meteorologët: Një nga situatat më të rrezikshme të motit në rajon
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Stuhitë godasin Ballkanin, 9 të lënduar në Shkup, Kosova në alert! Meteorologët: Një nga situatat më të rrezikshme të motit në rajon

ESTOFEX shpalli nivelin 3 të rrezikut për jugun e Kroacisë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën, ndërsa Shqipëria dhe jugu i Serbisë u përfshinë në zonën ku parashikoheshin stuhi të forta

Mjaftuan vetëm pak minuta stuhi për të shkaktuar kaos në Shkupin pasditen e së martës . Bilanci deri tani është nëntë persona të lënduar, 2 prej tyre në gjëndje të rëndë, ndërsa dëmet materiale janë të shumta. Kryebashkiaku i Shkupit, Orce Gjorgjievski, tha se janë regjistruar mbi 1.000 thirrje për ndihmë nga qytetarët . Sipas tij, më shumë se 50 ekipe dhe rreth 1.000 punonjës të ndërmarrjeve publike janë angazhuar në terren për hapjen e rrugëve të bllokuara. Dëme janë raportuar edhe në Kumanovë dhe në Tetovë. Ndërkohë, autoritetet meteorologjike paralajmëruan se moti i keq që përfshiu Shqipërinë mbrëmjen e së martës po lëviz drejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas autoriteteve atje, priten reshje intensive shiu dhe breshër, megjithatë era parashikohet të jetë më e dobët se ajo që goditi Shkupin gjatë ditës. Paralajmërimi për këtë situatë ishte dhënë që në mëngjes nga Qendra Europiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila e cilësoi si një nga situatat më të rrezikshme të motit në rajon. LEXO EDHE:Stuhia e furishme në Sarandë, 3 persona përfjnë në spital! Motoçiklisti goditet nga degët e një peme (VIDEO) Sipas meteorologëve, kushtet atmosferike favorizonin krijimin e stuhive shumë të fuqishme mbi zonat malore të Ballkanit me lëvizje të shpejtë drejt juglindjes. Për këtë arsye, ESTOFEX shpalli nivelin 3 të rrezikut për jugun e Kroacisë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën, ndërsa Shqipëria dhe jugu i Serbisë u përfshinë në zonën ku parashikoheshin stuhi të forta, të shoqëruara me erëra të fuqishme, reshje intensive dhe breshër. U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: moti i keq stuhi Ballkan Maqedoni e Veriut kosove Komento Komente Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.9% I gabuar 27.8% Nuk e di 8.3% Vota total: 3317 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?