Lajme Zone
Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton mjetet
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton mjetet

Stuhia nuk la pa prekur edhe qytetin bregdetar. 5 minuta stuhi dhe u krijuan probleme nga rënia e pemëve që bënë bllokimin e disa rrugëve.

Stuhia nuk la pa prekur edhe qytetin bregdetar. 5 minuta stuhi dhe u krijuan probleme nga rënia e pemëve që bënë bllokimin e disa rrugëve. Edhe tek bizneset përgjatë shëtitores u krijuan probleme. Në rrugën përballë stadiumit një pishë u rrëzua dhe dëmtoi 3 mjete.

Sipas informacioneve nga urgjenca e qytetit mësohet se tre shtetas kanë shkuar në spital të plagosur nga thyerja e xhamave si rrjedhojë e stuhisë.

Pas ndihmës të marrë në spital janë larguar në banesat e tyre.

Sipas videove të marra në terren vihet re se janë krijuar shumë dëme. Punonjës të shërbimeve të bashkisë janë në terren dhe monitorojnë situatën e krijuar. Njëherazi bëhet edhe pastrimi dhe sistemimi i situatës së krijuar. VIDEO/ Stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, pushuesit largohen me vrap nga Lungomarja në Vlorë. Situatë e vështirë edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut

Aktualitet Top Channel