Koncerti i këngëtarit Bad Bunny në Ippodromo La Maura të Milanos u anulua për shkak të stuhisë së dhunshme që goditi qytetin, me breshër të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta. Artisti portorikan po jepte koncertin e dytë nga dy të planifikuar në Milano, pas atij të datës së djeshme për turneun e tij botëror "Debí tirar más fotos". LEXO edhe...Risia te italishtja, për herë të parë diplomë e dyfishtë! Studentët 2 vite në Shqipëri, i treti në Itali Rreth 80,000 spektatorë ishin të pranishëm ditën e sotme në koncert. Të pranishmit në Ippodromo La Maura u evakuuan pas anulimit të koncertit, për shkak të motit të keq. Ende nuk ka informacion nëse stuhia që ka prekur qytetin verior të Italisë ka shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale. R.Xh/ReportTv.al stuhi koncert bad bunny milano itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës? Spanja 55% Argjentina 39.7% Nuk kam mendim 5.3% Vota total: 891 Sondazhi i ditës: Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës?
