Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme Ksamilin, ku reshjet e dendura të shiut dhe stuhia e fortë e erës kanë shkaktuar probleme në zonën bregdetare.
Pushuesit janë përballur papritur me erëra të fuqishme, të cilat kanë marrë me vete shezlongë dhe gazebo të vendosura në breg. Situata ka shkaktuar panik, ndërsa qytetarët janë detyruar të largohen me shpejtësi nga plazhi për t’i shpëtuar përkeqësimit të motit.
Ndërkohë, vetëm pak minuta reshje të dendura kanë mjaftuar që disa prej rrugëve të Ksamilit të mbulohen nga uji, duke vështirësuar dhe bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Stuhia ka sjellë një ndryshim të menjëhershëm të situatës në një prej zonave më të frekuentuara turistike të jugut.

