Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka hapur thirrjen për aplikim për 40 pozicione hetuesish. Kandidatët e interesuar kanë afat të aplikojnë deri më 14 shtator 2026, ora 16:00.
Sipas njoftimit, aplikantët duhet të plotësojnë një sërë kriteresh, ndërsa procesi i konkurrimit do të zhvillohet në disa faza, duke përfshirë testime konjitive, fizike dhe profesionale, si dhe intervistën e strukturuar.
Kush mund të aplikojë?
Kandidatët që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
* Të jenë shtetas shqiptare
* Të kenë arsim të lartë policor, në drejtësi, kontabilitet ose arsim të lartë në degë të tjera që lidhen me misionin e BKH-së
* Të kenë më shumë se 1 vit përvojë pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë të lidhur me misionin e BKH-së
* Të plotësojë kushtet e integritetit, sigurisë, pasurisë dhe figurës
Procesi i konkurrimit përfshin:
Testin konjitiv, të sjelljes dhe arsyetimit logjik
Testimin e aftësive fizike
Testin e zgjeruar me shkrim
Intervistën e strukturuar
Poligrafi dhe verifikimet e pasurisë, figurës dhe sigurisë, kontrolli mjekësor dhe psikologjik (megjithëse nuk pikëzohen, janë të detyrueshme)
Afati i aplikimit: Nga data e publikimit deri më 14 shtator 2026, ora 16:00
Dokumentacioni dërgohet elektronikisht në: [email protected]
Të njëjtat dokumente të dërgohen me postë në adresën: Byroja Kombëtare e Hetimit, rruga Jordan Misja, nr. 1, Tiranë. Top Channel

