Lajme Zone
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë ka shkaktuar kaos përgjatë shëtitores së Lungomares, ku karriget dhe tavolinat e lokaleve janë marrë përpara nga stuhia duke fluturuar në mes të rrugës e duke vështirësuar lëvizjen.

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë ka shkaktuar kaos përgjatë shëtitores së Lungomares, ku karriget dhe tavolinat e lokaleve janë marrë përpara nga stuhia duke fluturuar në mes të rrugës e duke vështirësuar lëvizjen. Rrufetë e njëpasnjëshme kanë ndriçuar qiellin e qytetit bregdetar gjatë gjithë kohës së stuhisë. Ndërkohë, edhe zona e Himarës është prekur nga të njëjtat kushte të vështira atmosferike. Banorët dhe pushuesit gjithashtu shihen teksa vrapojnë për t’iu shpëtuar objekteve që fluturojnë në ajër teksa deri më tani raportohen vetëm dëme materiale.