Lajme Zone
Studimi zbulon se të rinjtë po përdorin më shumë nikotinë, jo më pak
Të tjeraSyri

Studimi zbulon se të rinjtë po përdorin më shumë nikotinë, jo më pak

Të rinjtë po nisin të pinë duhan në moshë më të vogël, pavarësisht se numri i duhanpirësve është në rënie, tregojnë studimet e reja.

Të rinjtë po nisin të pinë duhan në moshë më të vogël, pavarësisht se numri i duhanpirësve është në rënie, tregojnë studimet e reja. Tre studime të mëdha tregojnë se, ndonëse shumë njerëz po e lënë duhanin, të tjerë po e nisin atë më herët. Ndërkohë, përdorimi i cigareve elektronike është rritur, veçanërisht te fëmijët dhe të rinjtë, sipas të dhënave nga Irlanda dhe Austria.Lexo edhe:Studimi: Holluesit e rinj të gjakut mund të ngadalësojnë rënien njohëse te pacientët me Alzheimer Studiuesit paralajmërojnë se varësia ndaj nikotinës mbetet një problem i rëndësishëm shëndetësor dhe se masat parandaluese duhet t’i largojnë të rinjtë nga të gjitha format e nikotinës, përfshirë cigaret elektronike, cigaret tradicionale, nargjilenë dhe qeset me nikotinë. Një studim me 15,056 austriakë të moshave 6 deri në 82 vjeç tregoi se duhanpirja ra nga 24.2% në vitin 2012 në 16.3% në vitin 2024. Por përdorimi i produkteve alternative të nikotinës, si cigaret elektronike, u rrit nga zero në 17.2%. Përdorimi i më shumë se një produkti nikotine, si cigare dhe vape, u rrit nga 5.2% në 18.3%. Mosha mesatare e fillimit të duhanpirjes ra nga 20 vjeç te personat e lindur në vitet ’30, në rreth 15 vjeç te ata të lindur në vitet 2000. Ndërkohë, përqindja e duhanpirësve nën 18 vjeç pothuajse u dyfishua, nga 2.6% në 5%. Në Irlandë, një studim me 5,265 adoleshentë 15-16 vjeç tregoi se duhanpirja ra nga 13.9% në vitin 2015 në 11.7% në 2024, ndërsa përdorimi i cigareve elektronike u rrit nga 10.1% në 15.7%. Gjithnjë e më shumë të rinj po e provojnë nikotinën për herë të parë përmes vape-ve dhe jo cigareve. Një tjetër studim me 3,380 të rinj tregoi se përdorimi i cigareve dhe vape-ve rritej nga adoleshenca deri në moshën 25 vjeç. Në këtë moshë, 38% përdornin cigare elektronike dhe 25% pinin duhan. Studiuesit theksojnë se politikat shëndetësore duhet të trajtojnë të gjitha format e nikotinës, pasi përhapja e produkteve të reja mund ta mbajë varësinë në nivele të larta, veçanërisht te fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë. Gjetjet e tre studimeve do të prezantohen në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Frymëmarrjes (ERS) në Barcelonë. /Talker News – Syri.net