“Indi apo Shqipëri?” është pyetja që shoqëron pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania nga aksi Tepelenë-Gjirokastër.
Në video shihen disa kamionë dhe automjete të tjera që lëvizin ngadalë, ndërsa trafiku është rënduar dhe qarkullimi duket i vështirësuar.
Personi që ka filmuar pamjet ironizon situatën, duke e krahasuar me trafikun e njohur për kaosin dhe parakalimet në Indi.
Në një aks të rëndësishëm rrugor të jugut të Shqipërisë, kamionët dhe automjetet e shumta kanë krijuar një situatë që ka sjellë edhe vështirësi në lëvizje.
JOQ Albania publikon pamjet e sotme nga aksi Tepelenë-Gjirokastër, ndërsa qytetarët kërkojnë më shumë siguri dhe rregull në qarkullim. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

