Në një ditë kur futbolli shqiptar sjell përballjen mes Vorës dhe Skënderbeut, një tjetër mesazh ka tërhequr vëmendjen para sfidës së sotme.
Ekipi i Vorës ka shprehur mbështetjen për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, pas vendimit të marrë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Mesazhi vjen në një moment të ndjeshëm për shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, pas vendimit të gjykatës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Vora dhe Skënderbeu përballen sot në kuadër të javës së pestë të “Abissnet Superiore”, me sfidën që zhvillohet në Vorë.
Kështu, përpara përballjes sportive, Vora ka zgjedhur të përcjellë edhe një mesazh solidariteti në lidhje me katër ish-drejtuesit e UÇK-së.

