Mënyra se si ne flasim, mund të na tregojë se sa shpejt po plakemi. Disa studiues kanë hedhur hipotezën se zëri dhe mënyra e të folurit mund të japin të dhëna të rëndësishme për shëndetin e trurit. Ata kanë përdorur një sistem të quajtur “ora e të folurit”, i cili analizon mënyrën se si flet një person dhe llogarit një moshë të përafërt të të folurit. Kjo më pas krahasohet me moshën reale të individit. Në studim u analizuan regjistrime të afro 3 mijë të rriturve në Amerikën Latine. Inteligjenca artificiale shqyrtoi ritmin e të folurit, pauzat, tonin e zërit, fjalorin dhe mënyrën se si njerëzit shprehnin idetë. Rezultatet treguan se personat, të cilëve të folurit u dukej më i vjetër se mosha reale, kishin më shumë shenja të plakjes së trurit dhe rezultate më të dobëta në testet e kujtesës, përqendrimit dhe zgjidhjes së problemeve. Një lidhje u gjet edhe me një proteinë në gjak që lidhet me Alzheimerin. Megjithatë, studiuesit thonë se “ora e të folurit” nuk është ende një test diagnostik për demencën. Ajo shihet si një mënyrë e re, e lirë dhe jo-invazive për të studiuar plakjen dhe shëndetin e trurit.
