Lajme Zone
“Drejtoresha s’më regjistron vajzën 2-vjeçare në çerdhen shtetërore”
EkonomiJOQ Albania

“Drejtoresha s’më regjistron vajzën 2-vjeçare në çerdhen shtetërore”

Një prind nga Gramshi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një problematikë që, sipas tij, ka hasur gjatë përpjekjes për të regjistruar vajzën e tij 2-vjeçare në çerdhen shtetërore të qytetit.

Në një video të dërguar në redaksi, prindi tregon se rreth një muaj më parë është paraqitur pranë çerdhes për të regjistruar vajzën, por drejtoresha i ka komunikuar se regjistrimi nuk mund të kryhej pasi ishte plotësuar numri i përcaktuar i fëmijëve.

Prindi kërkon që rasti të verifikohet nga institucionet përkatëse, pasi ngre pikëpyetje nëse bëhet fjalë për një kufizim real të numrit të fëmijëve apo nëse ka pasur një tjetër arsye për mosregjistrimin e vajzës së tij.

“Pas meje u regjistruan dy fëmijë të komshinjve të mi”, shprehet ai në mesazhin drejtuar redaksisë, ndërsa shton se dëshiron që shqetësimi të bëhet publik pasi, sipas tij, ka edhe prindër të tjerë që ndodhen në të njëjtën situatë.

Ai kërkon nga institucionet përgjegjëse të verifikojnë rastin dhe të sqarojnë nëse në çerdhen e qytetit të Gramshit ka një numër të përcaktuar fëmijësh për regjistrim dhe nëse procedura është zbatuar njësoj për të gjithë prindërit.