Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Studentët vendosin: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti


Protestuesit janë aktualisht në Sheshin Skënderbej, pasi marshuan që nga Kryeministria.

Protestuesit janë aktualisht në Sheshin Skënderbej, pasi marshuan që nga Kryeministria. Një prej protestueseve bëri thirrje që nesër në orën 09:00 të mblidhen përpara Kuvendit. Nesër zhvillohet seanca e radhës. Protesta e fuqishme e studentëve dhe e qytetarëve e anuloi një seancë. Gjatë ditës së sotme dhe të djeshme, edhe pedagogët janë bashkuar me protestuesit. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, që e akuzojnë se drejton një qeveri të mbushur me skandale të panumërta korrupsioni. Qytetarët prej 9 ditësh po zhvillojnë një protestë, e cila nuk është parë prej 36 vitesh. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: neser ne 09:00 parlamenti protesta