Lajme Zone

Studentët shqiptarë ngritën në këmbë Shkupin, gjuhëtarja Shamku: Gjuha shqipe s’po respektohet në RMV. Tubimi preku nervin, jemi në skaj!

Një valë protestash nga studentët shqiptarë ka përfshirë Shkup, në mbrojtje të përdorimit dhe statusit të gjuhës shqipe në Maqedonia e Veriut. Lidhur me këtë lëvizje, gjuhëtarja Ledi Shamku Shkreli, në një prononcim për News24, e cilësoi situatën si një moment kritik për gjuhën shqipe në vend.

Një valë protestash nga studentët shqiptarë ka përfshirë Shkup, në mbrojtje të përdorimit dhe statusit të gjuhës shqipe në Maqedonia e Veriut. Lidhur me këtë lëvizje, gjuhëtarja Ledi Shamku Shkreli, në një prononcim për News24, e cilësoi situatën si një moment kritik për gjuhën shqipe në vend. Sipas saj, rrënjët e kësaj çështjeje lidhen që nga Marrëveshja e Ohrit, e cila parashikonte garantimin e të drejtave për komunitetet dhe përdorimin zyrtar të gjuhëve. Shamku theksoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor shtetformues dhe se modeli europian i garantimit të të drejtave gjuhësore është demokratik, por në praktikë nuk është zbatuar siç duhet. Ajo kritikoi edhe konceptin e mëparshëm të “autorizimit gjuhësor”, duke nënkuptuar nevojën për leje për përdorimin e shqipes, duke e cilësuar këtë si një devijim nga standardet europiane.

“Kam fatin të jem studiuese se nuk jam politikane. Studioj gjuhën, hapësirën e njeriut që flet shqip. Ajo çka mbledh janë të drejtpërdrejta. Dua ta nis te çështja e protestës së djeshme. Unë protestën e djeshme e perceptova sikur shkon te dentisti kur ti shkon të kurosh një dhëmbë. Te gjuha shqipe ka mbërritur një nerv. Kjo çështje ka nisur me marrëveshjen e Ohrit, ku Europa i garanton gjithçka pakicave të veta. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë forcështet formuese. Modeli që ka Europa, është shumë demokratike. Garantoi praninë dhe përdorimin zyrtar të gjuhës. La një model që është evropian, por në një vend që ka dalë nga një konflikt jo i vogël etnik, duhej matur si problem dhe nga ne vetë, dhe jo vetëm nga arbitrit. Dikur u tha ligji për autorizim gjuhësor, pra që të marr leje nga shteti për t’u shprehur shqip. Ky model demokratik-europian që u projektua dhe nuk u zbatua. Në mënyrë informale, shqipja nuk po respektohet më në RMV.”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: maqedoni protesta shamku