Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Studentët rikthehen, do t’i prijnë Revolucionit…”/ Aktivisti Mirjan Aliaj: Nesër protestë te Kryesia dhe te Parlamenti, t’u themi se nuk na përfaqësojnë


Aktivisti Mirjan Aliaj, gjatë protestës së 127-të kundër qeverisë, foli për protestat e paralajmëruara për ditën e nesërme, më 5 tetor.

Aktivisti Mirjan Aliaj, gjatë protestës së 127-të kundër qeverisë, foli për protestat e paralajmëruara për ditën e nesërme, më 5 tetor. Aliaj deklaroi se studentët do të rikthehen në protestë dhe u bëri thirrje të rinjve që, sipas tij, t’i prijë lëvizjes kundër qeverisë. Aktivisti foli gjithashtu për protestat e paralajmëruara nga bashkitë e vogla, në lidhje me propozimin për ndryshimet në organizimin territorial të vendit. Sipas tij, protestat do të zhvillohen para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa një tjetër tubim është paralajmëruar në orën 15:00 pranë Parlamentit. Aliaj bëri thirrje për pjesëmarrje në këto protesta dhe deklaroi se protestuesit synojnë të rrethojnë Parlamentin. “Në BE nuk mund të shkojmë me Edi Ramën sepse Edi Rama nuk është lider demokratik. Është autokratik dhe nën qeverisjen e tij krimi dhe korrupsioni janë ulur këmbëkryq në çdo institucion. Nesër 5 tetor studentët do të rikthehen. Njësoj si në qershor nesër dhe çdo ditë fjalën e kanë studentët që t’i prijë kësaj protestë, t’i prijnë këtij revolucioni që t’i japin fund regjimit të Ramës. Nesër bashkitë e vogla që pritet të shkrihen sipas propozimit të qeverisë, kanë njoftuar protestë para Kryesisë së Kuvendit. Krahas kësaj proteste kemi edhe protestë në 15:00 te Parlamenti. Edhe nesër ta rrethojmë Parlamentin dhe t’i tregojmë qeverisë së korruptuan se nuk na përfaqësojnë”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta