Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër kanë bojkotuar sot mësimin dhe kanë dalë në protestë, duke marshuar në rrugët e qytetit. Gjatë tubimit, ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve dhe sloganeve, ndërsa protestës i janë bashkuar me mesazhe të forta drejtuar politikës shqiptare.
Gjatë marshimit drejt Bashkisë së Shkodrës, studentët kanë brohoritur thirrje si “Shqipëria kërkon revolucion!” dhe “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”. Protestuesit kanë ndaluar edhe pranë një dege të Partisë Demokratike, ku kanë drejtuar kritika ndaj kësaj force politike me thirrjen: “Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite!”.
Marshimi i studentëve pritet të vijojë drejt godinës së Rektoratit, e cila duket se do të jetë pika fre e protestës. Deri më tani, studentët kanë vijuar të përcjellin mesazhet e tyre përmes thirrjeve kundër klasës politike, ndërsa mbetet për t’u parë nëse protesta do të pasohet nga reagime apo zhvillime të tjera.

