Dhjetëra mijëra studentë e nxënës dalë sërish sot në rrugët e qyteteve të Francës, në ditën më të madhe të mobilizimit që prej nisjes së protestave rreth dy javë më parë. Protestat nisën fillimisht në zonat periferike të Parisit dhe u shtrinë në të gjithë vendin. Në qendër të revoltës janë mungesa e mësuesve, klasat e mbipopulluara, kushtet e këqija të godinave shkollore dhe mungesa e investimeve në arsim. LEXO edhe...Spanjë/ Kriza e strehimit, mijëra qytetarë protestojnë në Barcelonë, kërkojnë ulje të qirave për banesat! Përplasje edhe me policinë Qindra shkolla janë bllokuar, ndërsa protestave iu bashkuan edhe nxënës në qytete si Marseja, Lioni, Nanta dhe Bordoja. Ministria e Brendshme tha se vetëm jashtë Parisit, gjatë paradites së kësaj të martë morën pjesë rreth 86 mijë persona, ndërsa një tjetër protestë e madhe pritet në Paris gjatë pasdites. Lëvizja tashmë ka bashkuar nxënësit, studentët, mësuesit, prindërit dhe sindikatat. Studentët kanë paraqitur një platformë me dhjetë kërkesa urgjente, ku kryesorja është më shumë financim për arsimin. Qeveria ka vendosur një prani të madhe policore, ndërsa gjatë ditëve të fundit janë arrestuar mijëra persona. Deri më 5 tetor, ministria e brendshme raporton 190 nxënës dhe qindra efektivë të plagosur. Një nga rastet më të rënda është ai i një 15-vjeçari që humbi dorën gjatë përplasjes me policinë. Qeveria, nga ana tjetër, thotë se kërkesat për përmirësimin e arsimit janë legjitime, por nuk do të tolerojë dhunën dhe dëmtimet. Xh.K/ReportTv.al france proteste Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.1% Jo 22.1% Nuk e di 6.7% Vota total: 3039 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

