Lajme Zone
Studentët e mjekësisë që në orën 4 të mëngjesit në radhën e konviktit
Të tjeraJOQ Albania

Studentët e mjekësisë që në orën 4 të mëngjesit në radhën e konviktit

Studentët që po kryejnë regjistrimet për akomodimin në konviktet pranë godinave të Mjekësisë denoncojnë pritje të gjata dhe vështirësi gjatë procesit.

Studentët që po kryejnë regjistrimet për akomodimin në konviktet pranë godinave të Mjekësisë denoncojnë pritje të gjata dhe vështirësi gjatë procesit.

Një student i pranishëm në radhë shprehet se ka mbërritur që në orën 04:00 të mëngjesit por edhe pse ora po shkon 15:00, procesi për shumë prej studentëve ende nuk ka përfunduar.

“Që në orën 4 të mëngjesit jemi këtu. Deri tani, ora është gati 3 dhe punët kanë mbaruar vetëm për disa. Ne të tjerët vazhdojmë të presim në radhë, pa e ditur nëse do ta mbyllim procesin sot apo jo”, raporton studenti.

Sipas tij, situata është shoqëruar edhe me pakënaqësi për kushtet e akomodimit. “U bëmë copash për një copë dhomë që as kushtet bazë nuk i ka”, shprehet ai.

Studentët kërkojnë që procesi i regjistrimit të zhvillohet në mënyrë më të organizuar dhe që problematikat lidhur me kushtet e konvikteve të marrin zgjidhje. Ata hedhin akuza për favorizime për ata që kanë miq e njohje në administratën e univeristetit duke mbaruar punë të parët dhe papritur fare në radhë.