Lajme Zone
Pas vendimit të Hagës reagon djali i Kadri Veselit: Të fortë jemi dhe do qëndrojmë
TeknologjiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Pas vendimit të Hagës reagon djali i Kadri Veselit: Të fortë jemi dhe do qëndrojmë

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur sot vendimin ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke i dënuar në total me 81 vite burgim.

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur sot vendimin ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke i dënuar në total me 81 vite burgim.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite. Të katër ish-krerët e UÇK-së kanë mohuar akuzat gjatë procesit dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Vendimi lidhet me krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen. Në të njëjtën kohë, trupi gjykues i ka shpallur të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit, të cilat ishin pjesë e aktakuzës.

Pas shpalljes së vendimit, reagimet kanë qenë të menjëhershme edhe në Kosovë. Në Prishtinë, qytetarë janë mbledhur dhe kanë marshuar me thirrjet “UÇK, UÇK”, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një moment emocional pas vendimit në Hagë, djali i Kadri Veselit u shpreh shkurt: “Të fortë jemi, të fortë do të qëndrojmë.”