Protestuesit kanë përshkallëzuar protestën teksa kanë ndezur objekte në rrugë. Mësohet se po digjen koshat e mbeturinave dhe frigoriferët e një kioske e cila u dëmtua nga protestuesit. Ashtu si në dy ditët e para, edhe sot studentët kanë sulmuar dhe dëmtuar disa biznese, duke thyer xhamat, u vënë zjarrin dhe thyer dyert. Sipas pamjeve, sendet që ndodheshin brenda bizneseve janë hedhur në mes të rrugës. Studentët ndodhen aktualisht në fillim të Rrugës së Durrësit, aty ku nuk kanë munguar as përplasjet me policinë. Sërish tensione në protestën studentore, të rinjtë dëmtojnë biznese dhe djegin objekte në Rrugën e Durrësit
