Lajme Zone
Studentët dhe pedagogët nisin grumbullimin jashtë Parlamentit, shënohet përplasja e parë me policinë
PolitikëEuronews Albania

Studentët dhe pedagogët nisin grumbullimin jashtë Parlamentit, shënohet përplasja e parë me policinë

Teksa tensionet brenda Kuvendit vijojnë, jashtë ambienteve të Parlamentit ka nisur grumbullimi i studentëve dhe pedagogëve, në kuadër të protestës së thirrur një ditë më parë.

Teksa tensionet brenda Kuvendit vijojnë, jashtë ambienteve të Parlamentit ka nisur grumbullimi i studentëve dhe pedagogëve, në kuadër të protestës së thirrur një ditë më parë. Sipas raportimeve, protestuesit janë ndarë në dy grupe, ku njëri grup ndodhet jashtë Parlamentit, ndërsa pjesa tjetër është pozicionuar në pjesën që lidh bulevardin me rrugën e Elbasanit. Situata jashtë Parlamentit është shoqëruar vetëm me një përplasje fizike mes një protestuesi dhe forcave të rendit, të cilat kanë rrethuar Parlamentin.