Lajme Zone
Strehim me kredi të buta/ Ibrahimaj: Jo program elektoral, miratohet në tetor! S’ka rikthim të Bordit të Transparencës (VIDEO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Strehim me kredi të buta/ Ibrahimaj: Jo program elektoral, miratohet në tetor! S’ka rikthim të Bordit të Transparencës (VIDEO)

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi programin e ri të strehimit dhe hodhi poshtë pretendimet se paketa është program elektoral në një kohë kur vendi shkon drejt zgjedhjeve vendore.

Pavarësisht çmimit të lartë të naftës, që prej ditësh po tregtohet me 219 lekë për litër, qeveria nuk sheh më si zgjidhje ‘Bordin e Transparencës’. Pas mbledhjes së qeverisë ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se ‘formula’ e caktimit të çmimeve të karburantit nuk mund të jetë afatgjatë dhe se operatorëve të transportit publik do iu jepet përsëri kompensim. “Do mbështesim dhe subvencionojmë çmimin e naftës për një periudhë për transportin. Kemi marrë këtë vendim se synojmë mos të kemi kosto shtesë për qytetarët që përdorin transportin publik. Jemi duke u kujdesur për çmimet dhe siç kemi lancuar, do të ndërtojmë një pasqyrë të çmimeve të konsumit që do të publikohen me bazë javore për disa furnitorë që të nxisim konkurrencë dhe të japim informacion për qytetarët, se ku çmimet janë më të lira dhe ku mund të drejtohen për të marrë çmime më të lira. Bordi është një mekanizëm i krijuar për një periudhë afatshkurtër për të ndërhyrë në treg që mos të lejohen spekulime. Për periudha afatgjate, siç shohim konflikti nuk duket sikur do të mbarojë shpejt, zgjatja na tregon që kjo është një çështje e qëndrueshme. Dhe në konsultim me FMN, na kanë këshilluar që ndërhyrje të tilla duhet të jenë të përkohshme”, tha Ibrahimaj. Ibrahimaj u ndal në fjalën e saj tek dy nisma të qeverisë që pritet të jenë gati brenda kësaj vjeshte, “Pasqyra e Çmimeve të produkteve ushqimore’ dhe ‘Strehimi Social’, i bazuar në kredi të buta me interes maksimumi 3%. Ibrahimaj hodhi poshtë pretendimet se paketa pwr strehimin social është program elektoral në një kohë kur vendi shkon drejt zgjedhjeve vendore. LEXO EDHE:ERE pezulloi TEC-et lundruese në Vlorë, PD: Pse SPAK nuk vepron? Me tenderin e ri të KESH, abuzimi shkon 100 mln euro (VIDEO) “Paketa ligjore do të miratohet në fillim të tetorit të këtij viti, thirrjet do të hapen po këtë vit, dhe fituesit do shpallen në 2027-ën. Ky nuk është një program elektoral, se zgjedhje ka çdo 2 vjet”, tha ministrja. Janë 7 mijë apartamente pjesë e paketës së re, ku për 2 mijë do të ofrohen me kredi me 0% interes kur apartamenti kushton deri në 60 mijë euro, dhe 3% interes kur është mbi këtë vlerë. Gjithashtu pritet të nisë ndërtimi i disa pallateve me qëllim strehim por edhe shitje të tyre. “30% e ndërtesave do t'u dedikohen banesave sociale dhe shtresave në nevojë apo të dizavantazhuara. 40% e banesave do t'i dedikohen strehimit të përballueshëm, dhe 30% do t'i dedikohet shitjes në tregun e lirë”, vijoi Ibrahimaj. Në mbledhje qeverie janë miratuar edhe tre marrëveshje me qeverinë gjermane për projektin e efeciencës së konvikteve, rehabilitimin e HEC-it të Vaut të Dejës dhe për dixhitalizimi i sistemeve të operatorit të transmetimit. Këto projekte do të kushtojnë 110 milionë euro, prej të cilave 20 milionë euro ofrohen si grant. Ministri i Energjisë Enea Karakaçi foli edhe për pezullimin e licencimit të KESH për të prodhuar energji nga TEC-et lundruese në Vlorë. Më 3 shtator ERE vendosi të pezullojë licencimin e KESH për të prodhuar energji nga dy tigrat e vendosur në triport në Vlorë, derisa të sqarohet vlefshmëria e lejeve mjedisore për operimin e 2 termocentraleve lundruese. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:58 Shqipëria marrëveshje të reja me Gjermaninë, Karakaçi: 110 milionë euro investime në konvikte, Vaun e Dejës dhe digjitalizimin e nënstacioneve elektrike Qeveria miratoi marrëveshjen me Gjermaninë me vlerë 110 milionë euro, nga të cilat 20 milionë euro grant, për financimin e tre projekteve në sektorin energjetik. Detajet i bëri të ditura ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.Projekti i parë parashikon rehabilitimin e 14 konvikteve të tjera, pas investimeve të përfunduara në 15 të tilla, me synim rritjen e eficiencës së energjisë dhe përmirësimin e kushteve. Investimi i dytë do të bëhet në HEC-in e Vaut të Dejës, që siguron rreth 28% të prodhimit të energjisë nga KESH. Rehabilitimi synon t’i zgjasë hidrocentralit jetëgjatësinë me rreth 30 vite. Projekti i tretë parashikon digjitalizimin e rreth 40 nënstacioneve të transmetimit, për menaxhimin më efikas të flukseve të energjisë dhe rritjen e kapaciteteve të furnizimit."Kemi nënshkruar tre marrëveshje me qeverinë gjermane, për tre projekte të rëndësishme. lidhet me rehabilitimin e konvikteve, vijojmë punën për 14 konvikte në vijim. Programi i dytë është rehabilitimi i HEC Vau i Dejës, në vepër e rëndësishme energjetike, i shtojmë jetëgjatësinë me 30 vite. Programi i tretë, dixhitalizimi i sistemeve të operatorit të transmetimit, me qëllim menaxhimin e flukseve të energjisë.Ne kemi përmbyllur 2 programet e para të eficiencës së energjisë elektrike për panelet diellore për ujin e ngrohtë që kanë përfituar 4 mijë klientë familjarë dhe që janë realizuar brenda një kohe shumë të shkurtër. Ndërkohë Agjencia e Eficiensës së Energjisë Elektrike ka programe specifike për rehabilitimin e pallateve dhe ndërtesave në qytete të caktuara. Një ndër elementët që ne do përpiqemi ta kemi në fuqi brenda këtij viti, ku parashikojmë krijimin e një fondi të eficiencës së energjisë. Ky fond do ketë një vlerë të caktuar parash që do menaxhohet nga një bord specifik që do japi mbështetje për të gjithë qytetarët dhe bizneset për eficiencën e energjisë", tha Karakaçi. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: rritja e cmimit të naftës bordi i transparences TEC e Vlores Enea Karakaçi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë programi i strehimit Delina Ibrahimaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 6% Vota total: 4665 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?