Më shumë borxhlinj por edhe më tepër kursimtarë. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se 2026-ta po shoqërohet me rritje të vrullshme të kredisë që po japin bankat por edhe me zgjerim të depozitave. Muaji i kaluar ka vendosur një rekord të ri për të dyja këto kategori. Për herë të parë stoku total i kredisë për ekonominë arriti në 1 trilion e 710 milionë lekë në korrik ose rreth 10.8 miliardë euro, nga 943.7 miliardë lekë në dhjetor të vitit të kaluar. Ky është total i kredisë së dhënë nga bankat për biznese, korporata publike dhe individë. Ndërsa vlera e kredisë së re të dhënë gjatë këtij viti sipas Bankës së Shqipërisë arriti në 261.1 miliardë lekë, nga 231.8 miliardë lekë që ishte vlera në 7 mujor në vitin e kaluar, duke u rritur me 12.6%. LEXO EDHE:Shtëpi për punonjësit e administratës, ministrja Ibrahimaj: 267 qytetarë kanë shprehur interes gjatë 24 orëve të para për kredinë me 0% interes! Të gjithë sektorët e ekonomisë sipas të dhënave po marrin më shumë kredi gjatë këtij viti kryesisht në monedhën vendase, ndërsa qytetarët vijojnë të shtojnë huatë për blerje banese. Në 7 muaj qytetarët kanë marrë 41.9 miliardë lekë kredi për të blerë shtëpi nga 40,8 miliardë lekë që morën vjet në të njëjtën periudhë. Ndërsa totali i kursimeve arriti në 1 trilionë e 563 miliardë lekë (16.9 miliardë euro) në fund të korrikut, nga 1 trilionë 406 miliardë lekë në korrik të 2025-ës. Praktikisht depozitat sipas të dhënave të bankës qendrore janë zgjeruar me rreth 11%. Një tjetër prirje që vihet re është zhvendosja e kursimeve drejt lekut. Për shkak të zhvlerësimit të valutave, vitet e fundit shqiptarët kanë preferuar t’i mbajnë kursimet në monedhën vendase, duke bërë që depozitat në lekë dhe ato në valutë të jenë tashmë pothuajse në të njëjtin nivel. Dobësimi i euros dhe dollarit ka ndikuar negativisht tek qytetarët që kanë zgjedhur të kursejnë në valutë. Në rast se këto kursime konvertohen në lekë, vlera e tyre rezulton më e ulët për shkak të kursit më të pafavorshëm të këmbimit. STOKU I KREDISË PËR EKONOMINËKorrik 5025 893,110 mln lekëDhjetor 2025 943,754 mln lekëKorrik 2026 1,000,710 mln lekëKREDIA PËR BLERJE BANESEJanar-Korrik 2025 40.8 mld lekëJanar-Korrik 2026 41.9 mld lekëDiferenca +1.1 mld lekëDEPOZITAT DERI NË KORRIK 2026Në lekë 781,933 mln lekëNë valutë 781,246 mln lekëTotali 1,563,179 mln lekë SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: banka e Shqiperise kredi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.8% Keq 35.4% Nuk e di 12.9% Vota total: 4639 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
