Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

‘Sterilizimi’/ Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO! (VIDEO)


Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme për seancën gjyqësore në lidhje me 'Sterilizimin'

Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme për seancën gjyqësore në lidhje me 'Sterilizimin'. Gazetarja Keti Banushi bën me dije se Beqaj është paraqitur në GJKKO pa avokat. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv Ilir Beqaj shoqërohet me polic për shkak se ndodhet në masën e arrestit shtëpiak. Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal. LEXO edhe...Spahiu: Gjykata e Lartë mund të zëvendësojë masat e arrestit për Erion Veliajn dhe Ilir Metën Nga ana tjetër 8 të pandehurit e tjerë, përfshirë ish-zv/ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj, janë dënuar në proces më vete me gjykim të shkurtuar. Rrjepajt dhe Rrapajt u është rrëzuar nga gjykata akuza e grupit të strukturuar kriminal. Beqaj la qelinë gati 25 muaj pas arrestimit në 4 korrikun e vitit 2024. Lajm ne perditesim... ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al sterilizimi GJKKO ilir beqaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.8% Vota total: 4522 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?