Lajme Zone
Starmer largohet nga Downing Street me buzëqeshje: Jam krenar për gjithçka që kemi arritur
BotëTop Channel

Starmer largohet nga Downing Street me buzëqeshje: Jam krenar për gjithçka që kemi arritur

Keir Starmer është larguar nga Downing Street mes duartrokitjeve të mbështetësve të mbledhur jashtë selisë së qeverisë britanike.

Keir Starmer është larguar nga Downing Street mes duartrokitjeve të mbështetësve të mbledhur jashtë selisë së qeverisë britanike. Në fjalimin e tij të fundit, Starmer tha se largohet me qetësi dhe krenari për punën e bërë gjatë mandatit të tij. “Unë largohem me buzëqeshje dhe jam krenar për gjithçka që kemi arritur”, u shpreh ai.

Pas fjalimit, Starmer falënderoi gruan, familjen, ekipin e tij në Partinë Laburiste, stafin e Downing Street dhe shërbimin civil.

Duke folur për pasuesin politik Andy Burnham, ai tha se ai ka mbështetjen e tij të plotë dhe i uroi sukses. “Politika do të jetë gjithmonë një sport ekipor”, deklaroi Starmer, ndërsa falënderoi popullin britanik për mundësinë për të shërbyer.

Pas ceremonisë së lamtumirës, ai u largua me makinë drejt Pallatit të Buckinghamit. Top Channel