Lajme Zone
Stalla e bagëtive përfshihet nga flakët në Levan të Fierit/ Digjen makineritë bujqësore, shpëtohen 20 krerë lopë
Të tjeraTop Channel

Stalla e bagëtive përfshihet nga flakët në Levan të Fierit/ Digjen makineritë bujqësore, shpëtohen 20 krerë lopë

Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët në Levan të Fierit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët në Levan të Fierit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, zjarri ka shkrumbuar ushqimin e bagëtive, si dhe një sasi të madhe makinerish bujqësore që ndodheshin brenda stallës.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e një tragjedie më të madhe. Mbi 20 krerë lopë janë shpëtuar nga zjarrfikësit. Top Channel