Në Qendrën Memoriale Potoçari në Srebrenicë, në 31-vjetorin e gjenocidit do të varrosen mbetjet mortore të dhjetë viktimave. Viktima më e re është Senad Jusiq, i lindur në vitin 1975. Ai u zhduk në korrik të vitit 1995 në zonën e Bratuncit, ndërsa mbetjet e tij mortore u zhvarrosën në vitin 2022. LEXO edhe...Përkujtohen viktimat e gjenocidit grek në Çamëri, Shpëtim Idrizi: Jemi zëri i atyre që nuk flasin më Viktima më e moshuar është Ramo Dautoviq, i lindur në vitin 1939, i cili u zhduk në zonën e Zvornikut. Më 11 korrik, në mbarë Bosnje e Hercegovinën dhe në vende të ndryshme të botës po shënohet 31-vjetori i krimit më të rëndë të luftës në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë të cilit, në verën e vitit 1995, u vranë mbi 8.300 boshnjakë. Në Potoçari pritet të marrin pjesë delegacione nga Bosnja dhe nga jashtë vendit, si dhe mijëra pjesëmarrës të Marshit të Paqes, të cilët për tri ditë ecën përgjatë rrugës nëpër të cilën të mbijetuarit u përpoqën të arratiseshin nga Srebrenica e rrethuar. Më 9 korrik, në Nju Jork u mbajt një ceremoni përkujtimore në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sot, ditë zie është shpallur vetëm në entitetin e Federatës së Bosnje e Hercegovinës. Sarajeva përcolli arkivolet e dhjetë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë Deri më tani, në Qendrën Memoriale në Potoçari janë varrosur 6.772 viktima të gjenocidit të Srebrenicës, ndërsa rreth 250 të vrarë janë varrosur në vende të tjera, sipas kërkesës së familjeve të tyre. Mbi 1.000 persona nga Srebrenica dhe komunat përreth vazhdojnë të figurojnë të zhdukur. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2007 nxori një aktgjykim, në të cilin konstatoi se në korrik të vitit 1995, në Srebrenicë, e cila atëherë ishte zonë e mbrojtur e OKB-së, Ushtria e Republikës Sërpska kreu gjenocid. Po e njëjta gjykatë e shpalli Serbinë përgjegjëse për mosparandalimin e gjenocidit dhe konstatoi se ajo kishte shkelur detyrimin për të ndëshkuar autorët e gjenocidit. Para gjykatave të ndryshme, deri më tani më shumë se 50 persona janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë. Me burgim të përjetshëm janë dënuar, ndër të tjerë, ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i ushtrisë së këtij entiteti, Ratko Mlladiq. Ora 20:44 Presidenti turk përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet kurrë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përkujtoi viktimat e gjenocidit të Srebrenicës në 31-vjetorin e masakrës, duke theksuar se kjo tragjedi mbetet një nga krimet më të rënda në historinë moderne.Në një postim në rrjetet sociale, Erdogan shprehu dhimbjen për viktimat boshnjake dhe nderoi kujtimin e tyre.“Në 31-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, një nga gjenocidet më brutale në histori, kujtoj me pikëllim dhe mëshirë të gjithë vëllezërit dhe motrat tona boshnjake që u masakruan. Nderoj me respekt kujtimin e çmuar të martirëve tanë dhe lutem për durim dhe forcë për familjet dhe të dashurit e tyre. Nuk do ta harrojmë kurrë Srebrenicën”, shkroi presidenti turk. Share K.M/Xh.K/ReportTv.al sebrenica gjenocid Komento Komente E sakt: 11/07/2026 13:29 Gjynah per viktimat boshnjake,e kemi vujtur vet ne Kosov,por nje gje me ben pershtypje po ti pysesh boshnjaket ke urreni me shum ato thon me shum urrejm shqiptaret se Serbin. Përgjigju Or tej: 11/07/2026 14:10 Po ku ka rrace me te flliwur se ne or teeeejjjjj Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 80% Jo! 16.9% Disi! 3% Vota total: 1713 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?

