Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

“Sportelet i zëvendësuam me shërbimin online”/ Rama: Jo më zvarritje të shërbimit të qytetarit


Kryeministri Edi Rama thotë se administrata shqiptare është transformuar dhe për këtë ka fakte.

Kryeministri Edi Rama thotë se administrata shqiptare është transformuar dhe për këtë ka fakte.

Në një komunikim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se janë shtuar shërbimet online, duke eleminuar sportelet, që sillnin burokraci.

Rama shtoi se nuk do të ketë më zvarritje të shërbimit të qytetarit. “Transformimi i administratës shqiptare flet me fakte. Ne e kemi ndryshuar mënyrën si ofrohen shërbimet, kemi hequr sportelet e tmerrshme, ishin përcaktuese në jetën e përditshme të qytetarëve. Kemi investuar shumë në teknologji. Kemi ndërtuar një infrastrukturë digjitale që na ka vendosur në grupin më të përparuara të vendeve. Mund ta kesh shërbimin e sofistikuar digjital, por nëse pas atij shërbimi kërkesa e qytetarit zvarritet, atëherë, qytetari vijon të ketë problem serioz me shtetin. Me Besën, kemi synuar të ndryshojmë marrëdhënien e qytetarit me shërbimin, me pasqyrën forcojmë transparencën”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Edi Rama