Real Madrid ia ka arritur të fitojë me lehtësi kundër Sevillia-s për javën e 9 të La Liga-s. Në Bernabeu të besuarit e Mourinho-s siguruan 3 pikët me rezultatin 4-1, teksa fillimisht shifrat do ti zhbllokonte Arda Guler me një supergol. Pa kaluar shumë Kylian Mbappe do të dyfishonte shifrat me disa lëvizje spektakolare, duke dhuruar spektakël para tifozëve. Në pjesën e dytë një penallti e kthyer në gol nga Mbappe vrau shpresat e miqve për pikë, të cilët vetëm sa shkurtuan diferencat me Bueno-n. Pak sekonda më pas Yann Diomande vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes. LEXO edhe...Champions League/ Përmbysje e frikshme e Realit, i shënon Romës 3 gola për 10 minuta! Paris SG mposht City-n, thyhet AEK-u i Pilos Më këtë fitore Reali u rikthye në vendin e tretë me 21 pikë, 6 më pak se Barcelona kryesuese që nuk njeh rezultat tjetër këtë sezon përveçse fitores. Fundjavën e ardhshme do të luhet edhe dueli më i madh i futbollit spanjoll dhe jo vetëm, ‘El Clasico’. Barcelona-Real Madrid është parashikuar të dielën e ardhshme, me 25 tetor në orën 21:00. Një fitore e Barcelonës do të ishte goditje e rëndë për Real Madrid, ndërsa një fitore e ‘galaktikëve’ do ta bënte më se të hapur garën për titull kampion. Share Ne.k./ReportTv.al real madrid Sevilla la liga Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.6% Disi 3.5% Vota total: 6205 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

