Një incident ndodhi në një bazë ushtarake kanadeze në Alberta të shtunën, kur një tup gazi u godit me armë zjarri gjatë një stërvitjeje ushtarake, ç’ka çoi në shpërthimin e flakëve në bazë. Kryeministri kanadez Mark Carney tha se “një incident serioz që shkaktoi një zjarr të madh” ndodhi në Bazën e Forcave Kanadeze Wainwright. LEXO edhe...Akte vandale në Tiranë, protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Komisariatit nr.3! Flakët përhapen me shpejtësi në ambientet e brendshme (VIDEO) Sipas mediave të huaja, Carney tha gjithashtu se se katër ushtarë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur rëndë. Ministri i Mbrojtjes, David McGuinty, tha se “nuk ka indikacione se ky ishte rezultat i ndonjë aktiviteti terrorist”. Ngjarja vjen në një moment kyç për provincën perëndimore kanadeze, pasi Alberta do t'u kërkojë qytetarëve të saj të hënën nëse duan të mbeten pjesë e Kanadasë apo të nisin procesin e mbajtjes së një referendumi për ndarjen. Shërbimet Shëndetësore të Emergjencës në Alberta dërguan 30 automjete direkt në Wainwright, duke përfshirë 22 ambulanca. Personat e plagosur janë transferuar nga Qendra Shëndetësore Wainwright në katër institucione: Spitali Universitar i Albertës, Spitali Mbretëror Alexandra, Qendra Mjekësore Foothills dhe Qendra Spitalore Rajonale Red Deer. R.Xh/ReportTv.al Incident te plagosur viktima zjarr baza ushtarake referendum Alberta kanada Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.6% Disi 3.5% Vota total: 6205 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
