Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

SPECIALE/ Pas 30 vitesh në emigrim, familja nga Dibra rikthehet në vendlindje për të sfiduar rrjedhën e Drinit të Zi (VIDEO)


Pas tri dekadash largësi, në Itali e Greqi, një familje emigrantësh shqiptarë ka zgjedhur një mënyrë krejtësisht të veçantë për t'u rikthyer në rrënjët e tyre. Ata kanë sfiduar mallin dhe frikën, duke përjetuar një aventurë rafting në një itinerar prej 12 kilometrash përgjatë Luginës të Drinit të Zi, nga Shupenza deri tek Ura e Luznisë.

Janë larguar rreth 30 vite më parë nga Shqipëria. Vite të gjata emigracioni në Itali e Greqi. Vite të mbushura me punë, sakrificë, integrim në shoqëri të huaja, por mbi të gjitha... me një mall që nuk u shuha kurrë. Sepse ka një gjë që as vitet, as kilometrat dhe as suksesi në dhe të huaj nuk e zbehin dot: dashurinë për tokën ku ke lindur. Këtë herë, familja Jangulli ka zgjedhur të kthehet në Dibër. Jo thjesht për një vizitë të zakonshme te njerëzit e zemrës, por për të zbuluar një Shqipëri që ndoshta nuk e kishin parë kurrë në këtë formë. LEXO EDHE:Ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë, mbi 30 plumba makinës në Mat! Gjendet i djegur automjeti i autorëve, brenda ishin 2 kallashnikovë (VIDEO) “S’ka si vendlindja”, thotë Albina Jana e cila jeton prej 30 vitesh në Greqi. “Vijmë nga Italia. Jetojmë prej vitit 1991 në Itali. Sot do të provojmë këtë eksperiencë të re. Rafting në Drinin e Zi”, shprehet Valteri. Eksplorimi i dëshirave të reja nis pikërisht këtu, në bregun e Drinit të Zi. Përpara se aventura të fillojë, siguria është e para. Grupi bëhet gati për rafting duke veshur pajisjet e përshtatshme nën kujdesin e guidës profesionale, Besjan Zhuta. Ai shpjegon me detaje çdo lëvizje dhe rregull që duhet ndjekur gjatë lundrimit. Për shumë nga pushuesit, kjo është hera e parë. Emocionet dhe ankthi i fillimit janë të dukshme. “Familja ime do ta provojë, ndërsa unë kam frikë. Do t’i pres këtu në breg kur të mbarojnë udhëtimin”, thotë Albina Jana. Por magjia e këtij udhëtimi qëndron te thyerja e kufijve personalë. Madje, edhe Malvina ka vendosur që sot të mposhtë frikën e saj dhe t'i dorëzohet lumit. “Edhe unë kam pak frikë por ndjehem e lumtur që kam vendosur ta provoj. Më pëlqen shumë adrenalina”, tregon Malvina. Gomonia zbret në ujë dhe me të, edhe e gjithë adrenaline e mbledhur. Këshillat e fundit të guidës profesioniste tregojnë se si duhet të qëndrojnë në gomone dhe si të lëvizin lopatat në sinkron. Përpara tyre shtrihet një itinerar prej 12 kilometrash në rrjedhën e Drinit të Zi – një udhëtim që nis nga Shupenza e përfn tek Ura e Luznisë. Rreth dy orë e gjysmë aventurë e pastër. Segmenti që po përshkon familja Jangulli, ofron një nga pamjet më të virgjëra të luginës. Këtu, rrjedha e lumit gjarpëron përmes fshatrave tradicionalë dibranë, ku natyra ka mbetur e paprekur nga dora e industrializimit, duke u ofruar vizitorëve një kombinim të shkëlqyer të aventurës dhe qetësisë absolute. Drini i Zi di të jetë bujar me qetësinë e tij, por edhe sfidues. Gjatë udhëtimit, grupi përjeton momente të forta adrenaline, veçanërisht gjatë kthesave ku rryma e ujit bëhet më e egër dhe kërkon forcën e të gjithëve. Drini i Zi nuk është thjesht një lumë; ai është arteria jetësore e Shqipërisë verilindore. Me një gjatësi totale prej rreth 149 kilometrash, ai buron nga Liqeni i Ohrit në Maqedoninë e Veriut dhe hyn në territorin shqiptar pranë Peshkopisë, duke u bashkuar më pas me Drinin e Bardhë në Kukës për të formuar lumin Drin. Lugina e Drinit të Zi në zonën e Dibrës shquhet për mikroklimën e saj të pasur, ku ndërthuren kanionet e ngushta shkëmbore me tarracat pjellore bujqësore. Ky lumë krijon një ekosistem unik, shtëpi e shumë llojeve të peshqve si trofta e lumit, dhe një pikë strategjike për zhvillimin e ekoturizmit dhe sporteve ujore si rafting. Por pas çdo sfide, lumi të fal paqe. Ndalesat e shkurtra shërbejnë për të shijuar një peizazh që të lë pafrymë dhe për t'u freskuar në ujin e ftohtë e të pastër të lumit. Kjo nuk është thjesht një xhiro sportive; është një udhëtim emocional drejt rrënjëve dhe bukurive të fshehura të Dibrës. Tashmë që udhëtimi mbaroi të gjithë anëtarët e dy familjeve dibrane së bashku me dy anëtarët më të vegjël të grupit eksplorues u shprehen të kënaqur që realizuan dëshirën e kësaj ekperience të mbushur me emocione. Sepse për ta Shqipëria nuk është vetëm vendi ku kthehesh sa për të takuar familjen e për t'u larguar sërish. Është vendi që të pret gjithmonë krahëhapur. Është kujtimi i fëmijërisë, gjuha që flasim, aroma e shtëpisë së vjetër dhe peizazhi që mbetet i skalitur në zemër. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: rafting Diber drini i zi emigrantet besjan zhuta Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 6868 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?