Edi Rama Ultimatumi i kryeministrit Edi Rama një ditë më parë ka shkaktuar tërmet poshtë karrigeve të ministrave të kabinetit të tij.
Drejtorët e Përgjithshëm, drejtorë rajonalë e lokalë kanë dhënë dorëheqjen.
Drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj, Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, Drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi, drejtori i DPSHTRR, Kreshnik Bajraktari, Drejtori i Doganave Besmir Beja, Drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Valdrin Pjetri, Drejtorë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtorë të Ministrisë së Brendshme, drejtorë rajonalë, drejtorët e inspektorateve qendrore dhe lokale, drejtorë të IKMT, e gjithë piramida e drejtorëve poshtë ministrave ka rënë.
Burime për CNA.al theksojnë se më shumë se 90% e drejtuesve në nivel qendror dhe lokal kanë paraqitur dorëheqjen ditën e sotme (e premte) që në orët e para të mëngjesit ende pa u zbardhur VKM-ja e një dite më parë. EKSKLUZIVE/ “Tërmet” poshtë karrigeve të ministrave, fluturojnë drejtorët
23 Tetor, 11:43 EKSKLUZIVE/ Furtunë në institucione, qindra dorëheqje
23 Tetor, 11:04 Përmes VKM-së së të enjtes, kryeministri ka rrëzuar një piramidë të tërë drejtuesish që përfshin të gjitha institucionet në vend.
Me këtë lëvizje Rama u ka dhënë luksin ministrave të tij të kenë dorëheqjet e të gjithë drejtorëve në sirtar, por edhe drejtorëve të rinj që do emërohen të kenë dorëheqjet e vartësve të tyre në qarqe, apo bashki. EKSKLUZIVE/ Kush i shpëton fluturimit nga detyra?
23 Tetor, 11:54 Duke parë valën e dorëheqjeve shtrohet pyetja: A ka Rama emra më të mirë se të gjithë këta drejtorë që ka fluturuar përmes dorëheqjeve? Sepse bashkë me drejtorët i bien edhe sukseset e reklamuara.
A ka Rama një drejtor më të mirë për Tatimet, Doganat, KESH-in, Hekurudhën, Agjencinë e Trajtimit të Pronave, pasi drejtorët aktualë kanë shpallur rezultate spektakolare gjatë punës së tyre?
A janë këto dorëheqje masive, një çlirim i administratës nga llumi apo është thjesht propagandë, e cila kthehet më pas në një tullumbace?
Është thjesht një spastrim masiv apo do të shikojë rast pas rasti do të kryejë qarkullime dhe do të mbajë të njëjtët njerëz?
A është vala e dorëheqjeve një çlirim ngërçi institucional apo skemë e kryeministrit për të shuar fare më tej protestat?
Dhe pyetja më e rëndësishme: A do të pranohen nga të gjithë dorëheqjet apo skenari përfshin ndërhyrje të pjeshme?
Këto pyetje vijnë nga fakti se janë pikërisht këta drejtorë që i mbushin kutitë e votimeve që Edi Rama të ketë mazhorancë dhe të zgjidhet kryeministër.
Ekziston edhe mundësia që dorëheqjet të mos pranohen në bllok. Rasti disa drejtorëve që janë vendosur prej pak javësh apo muajsh në detyrë, por nëse ndodh që të gjitha kërkesat për dorëheqje do të pranohen në bllok atëherë kemi të bëjmë me reformën më të madhe që është bërë ndonjëherë në shtetin shqiptar në nivelin e tij dytësor drejtues.
Në rast se dorëheqjet nuk pranohen në bllok kemi të bëjmë thjesht me një lojë të përkohshme sipas variantit hiqja “lenës, verja prenës”./ CNA EKSKLUZIVE/ Rama, takim me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve
23 Tetor, 12:11 EKSKLUZIVE/ Kush i shpëton fluturimit nga detyra?
23 Tetor, 11:54 Jep dorëheqjen drejtori i Hekurudhave
23 Tetor, 11:10 EKSKLUZIVE/ Furtunë në institucione, qindra dorëheqje
23 Tetor, 11:04 EKSKLUZIVE/ Valë dorëheqjesh në institucione
23 Tetor, 10:13 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

