Lajme Zone
PolitikëReport TV

Spartak Ngjela për vizitën e Berishës në SHBA: Mori vizë, por mbetet ‘non grata' (VIDEO)


Ngjela tha në Report TV se PD ndërtoi një narrativë të rremë mbi vizitën ‘a thua se Berishën e kishte ftuar presidenti.’

Sali Berisha mbetet "non grata" në Shtetet e Bashkuara dhe ky status, sipas avokatit Spartak Ngjela, nuk ndryshon edhe nga fakti që ai mori një vizë për të udhëtuar në SHBA. Duke komentuar vizitën e kreut të Partisë Demokratike përtej Atlantikut, Ngjela tha në Report TV se PD ndërtoi një narrativë të rremë mbi vizitën ‘a thua se Berishën e kishte ftuar presidenti.’ LEXO edhe...Qeveria jep 90 mijë m² me 1 euro për investim në Lalëz, “Omnix Albania”, kompania që “bashkon” PD me PS Për Ngjelën, PD po ndjek një politikë të një niveli të ulët dhe ka mbetur viktimë e politikës së vjetër të 90-s që bazohej në gënjeshtra. Në këto kushte, sipas Ngjelës, PD nuk vjen dot në pushtet me një non-grata dhe është e pafuqishme ta rrëzojë Edi Ramën edhe me vota. "Politika me gënjeshtrën ka dominuar gjithë perëndimin. Gënjeshtra në fushata elektorale është dominonte. Politika është e tillë. Ai nuk doli nga tipi i tij i të pavërtetës. Ai shkoi në SHBA se i dhanë vizë. Kaq ishte! Kush e pranon atje? De facto ai është kryetari i opozitës po kush e priti atje? Këtu mbaron biseda. Nuk e presin se është non-grata në Amerikë. Nëse atje e pret një ministër, pas dy ditësh ministri hiqet. PD e krijoi si falsitet, e mori sikur e kishte ftuar presidenti i vendit. Janë politika të një niveli të ulët. PD nuk ka dalë nga kjo politikë. Është viktimë e 90ës. Ka ndryshim por ka dhe stanjacion. Nuk rrëzohen socialistët me vota. PD nuk e rrëzon dot PS. Ai është non-grata në Amerikë. Nuk vjen dot në pushtet. Nuk e lë BE dhe amerikanët" tha Ngjela U.D/E.H/ReportTv.al sali berisha Berisha ne listen e zeze te SHBA PD spartak ngjela Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 6.1% Vota total: 5052 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?