Lajme Zone
Spanja në alarm, shërbimet inteligjente: Emigrantët mund të tentojnë të hyjnë sërish në Ceuta më 15 gusht
BotëReport TV

Spanja në alarm, shërbimet inteligjente: Emigrantët mund të tentojnë të hyjnë sërish në Ceuta më 15 gusht

Shërbimet inteligjente të Madridit e konsiderojnë "plotësisht të besueshme" thirrjen për kalimin e kufirit, të përhapur në rrjetet sociale. Në gjendje alarmi është edhe Brukseli.

Shërbimet inteligjente spanjolle e konsiderojnë “plotësisht të besueshme” fushatën e përhapur në rrjetet sociale që u bën thirrje njerëzve të tentojnë një hyrje të re masive në Ceuta më 15 gusht. Kështu raporton radioja Cadena Ser, duke cituar burime të shërbimeve sekrete, të cilat nuk përjashtojnë mundësinë që organizatorët ta paraprijnë datën për të shfrytëzuar efektin e befasisë, pas jehonës së gjerë mediatike që ka marrë kjo thirrje në internet. Qendra Kombëtare e Inteligjencës e Spanjës (CNI) prej disa ditësh po monitoron grupe në Facebook, WhatsApp dhe profile në TikTok, ku qarkullojnë mesazhe dhe informacione të rreme mbi të ashtuquajturat pika të dobëta në kontrollet kufitare. LEXO edhe...Infantino pranon gabimet dhe kërkon falje, kreu i FIFA-s refuzon të dorëhiqet: Procesi duhet të menaxhohej ndryshe, s'do tolerojmë më sulme Burime nga Ministria e Brendshme e Spanjës kanë bërë të ditur se disponojnë të gjitha burimet e nevojshme për t'u përballur me çdo tentativë për hyrje të parregullta, në lidhje me thirrjet që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjetet sociale për një tjetër sulm masiv drejt Ceutës, pas atij të një jave më parë që solli në enklavën spanjolle në Marok të paktën 72 mijë persona. Ndërkohë, sipas mediave spanjolle, është forcuar edhe shkëmbimi i sistemeve të alarmit të shpejtë mes shërbimeve evropiane të inteligjencës. Në të njëjtën kohë, në Ceuta vazhdon të jetë në fuqi dislokimi i 4 mijë efektivëve të policisë, Guardia Civil dhe ushtrisë, të mobilizuar një javë më parë për t'u përballur me krizën e emigrantëve. Sipas burimeve, nëse do të jetë e nevojshme, ky kontingjent do të përforcohet më tej. Forcat e sigurisë mbështeten gjithashtu në bashkëpunimin e Marokut për të parandaluar që në fillesë çdo nisje masive, përmes kontrolleve dhe bllokadave rrugore në zonën e Fnideq-ut, ish-qyteti spanjoll Castillejos, në kufi me Ceutën. Edhe në Bruksel niveli i alarmit për një dyndje të re në Ceuta “mbetet i lartë”. Një zëdhënës i Komisionit Evropian, gjatë konferencës së përditshme për shtyp, deklaroi se “vëmendja mbetet vërtet shumë e lartë, para, gjatë dhe pas 15 gushtit, sepse kjo është data që është përmendur në rrjetet sociale si dita kur mund të ketë përpjekje për të kaluar kufirin”. Zyrtari sqaroi gjithashtu se “po monitorojmë hapësirën informative. Po përpiqemi të koordinohemi me platformat, duke shpjeguar rrugët e ndryshme që mund të përdorim përmes instrumenteve të ndryshme që kemi në dispozicion.”/Corriere P.J/ReportTv.al marok kriza e emigranteve spanje Ceuta Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.6% Jo 59.4% Nuk e di 5% Vota total: 1687 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?