Kombëtarja e Spanjës është shpallur kampione e re e botës pas fitores me rezultatin 1-0 kundër Argjentinës në finalen e madhe të Kampionatit Botëror.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga sulmuesi Ferran Torres në minutën e 106-të të kohës shtesë, duke i siguruar përfaqësueses iberike trofeun e dytë botëror në historinë e saj.
Gjatë kohës së rregullt, skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente dominoi lojën dhe iu afrua disa herë golit, por u ndal nga ndërhyrjet e portierit Emiliano Martínez, ndërsa një gol i Nico Williams u anulua.
Në krahun tjetër, Argjentina nuk arriti të regjistrojë asnjë gjuajtje në kuadratin e portës përgjatë 120 minutave të lojës, duke zbritur kështu nga froni i kampionit në fuqi.
Ky sukses madhor për Spanjën vjen menjëherë pas triumfit të tyre në Euro 2024. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

