Lajme Zone
Spanja i bëhet “makth” Francës, iberikët kualifikohen në finalen e Botërorit
SportCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Spanja i bëhet “makth” Francës, iberikët kualifikohen në finalen e Botërorit

Kombëtarja e Spanjës është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Botës, pasi mposhti Francën me rezultatin e pastër 2-0 në takimin gjysmëfinal. Pas eliminimit nga Europiani dhe Liga e Kombeve, Spanja eliminon Francën edhe nga Botërori. Rezultati u zhbllokua në minutën e 22-të nga Mikel Oyarzabal, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë pas një faulli të shkaktuar ndaj Lamine Ya

Kombëtarja e Spanjës është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Botës, pasi mposhti Francën me rezultatin e pastër 2-0 në takimin gjysmëfinal.

Pas eliminimit nga Europiani dhe Liga e Kombeve, Spanja eliminon Francën edhe nga Botërori.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 22-të nga Mikel Oyarzabal, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë pas një faulli të shkaktuar ndaj Lamine Yamal.

Gjatë pjesës së dytë, mbrojtësi Pedro Porro shfrytëzoi një pasiguri të prapavijës franceze për të shënuar golin e dytë dhe të sigurisë.

Francezët u përpoqën të ndryshonin fatin e sfidës në fraksionin e dytë, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës.

Spanjollëve iu anulua edhe një gol i tretë i shënuar nga Yamal për pozicion jashtë loje pas rishikimit të aksionit. Tashmë Spanja pret në finale fituesin e Angli-Argjentinë. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.