SPAK ka zgjeruar kontrollet në kuadër të hetimit që lidhet me denoncimet dhe audiopërgjimet e publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ndërsa pas kontrolleve në banesën e biznesmenit Ron Yeffet dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, kontrolle janë kryer edhe në ambiente të lidhura me sipërmarrësen Arjeta Puca. SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet, sekuestro edhe tek Ministria e Mbrojtjes
2 Tetor, 13:57 Mësohet se kontrolle janë ushtruar në biznesin dhe banesën e Pucës, ndërsa telefonit të drejtorit të kompanisë shtetërore KAYO, Ardi Veliu, i është sekuestruar telefoni. Pajisja pritet të jetë pjesë e materialeve që do të verifikohen nga hetuesit në vijim të hetimit.
Kujtojmë se, agjentët e BKH-së kanë kryer kontrolle në banesën e Ron Yeffet në periferi të Tiranës, ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes janë sekuestruar dokumente që lidhen me praktikat dhe procedurat e tenderëve, ndërkohë edhe kompania TIMAK është raportuar si pjesë e hetimit.
Në qendër të hetimeve janë edhe marrëdhëniet mes kompanisë shtetërore KAYO dhe TIMAK Defence, pasi të dhënat e regjistrit tregojnë se KAYO është shoqëri shtetërore, me Ministrinë e Mbrojtjes si aksionere të vetme dhe Ardi Veliun si administrator, ndërsa TIMAK Defence ka TIMAK si shoqëri mëmë. Sipas deklaratave të bëra publikishit nga Arben Ahmetaj, në audiopërgjimet e publikuara prej tij përmenden persona dhe kompani që, lidhen me një skemë të dyshuar të trafikut të armëve. Ahmetaj ka përmendur në këtë kontekst Ron Yeffet, TIMAK, TIMAK Defence dhe kompaninë shtetërore KAYO.
Në sajë te hetimit, SPAK po verifikon dokumentet e sekuestruara dhe materialet e tjera të administruara gjatë kontrolleve, ndërsa pritet të zbardhen edhe rrethana të tjera lidhur me aktivitetin e kompanive dhe marrëdhëniet e tyre me KAYO-n. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

