Lajme Zone
SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës
PolitikëJOQ Albania

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

SPAK ka zgjatur me tre muaj hetimet për çështjen e Aeroportit të Vlorës, e cila është kthyer në një përplasje mes biznesmenit Behgjet Pacolli dhe qeverisë shqiptare. Prokurorët e posaçëm kanë vlerësuar se nevojiten veprime të tjera hetimore dhe kanë shtyrë afatin deri më 23 nëntor 2026. Në hetim janë shtatë anëtarë të komisionit të dhënies së koncesionit, të dyshuar për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”.

Sipas dokumenteve të bëra më herët publike nga SPAK, dyshohet se konsorciumi fitues për ndërtimin e aeroportit mund të jetë favorizuar gjatë procedurës së koncesionit. Në dokumente thuhet se anëtarët e komisionit dyshohet se kanë favorizuar bashkimin e shoqërive Mabco Construction, Yda Group dhe 2A GROUP në kualifikimin dhe shpalljen fituese. Hetimi nisi pas kallëzimit të kompanisë Al-De Corporation LTD, përmes shtetasit Aldi Çeli.

Përplasjet rreth aeroportit nisën fillimisht mes dy aksionerëve, Behgjet Pacollit të Mabco dhe Valon Ademit të 2A GROUP. Në kulmin e konfliktit mes palëve, qeveria shqiptare njoftoi nisjen e procedurës për prishjen e koncesionit, ndërsa çështja ka përfunduar tashmë në Arbitrazh. Hetimet e SPAK vijojnë për të sqaruar nëse gjatë dhënies së koncesionit janë kryer shkelje penale.