Dosjet e pushtetarëve, politikanëve, oligarkëve dhe trafikantëve zvarriten ose pushohen, ndërsa drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme justifikohen me mbingarkesën dhe “hetimin paraprak”... Për veprimtarinë joproduktive të SPAK-ut, të krijuar si strukturë e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qarkullojnë disa mendime. Njëri prej tyre është se drejtuesit dhe prokurorët e tij janë të paaftë.
Ky përfundim nuk qëndron as formalisht, pasi për tre drejtuesit e deritanishëm të SPAK-ut dhe 20 prokurorët është thënë se janë përzgjedhur si profesionistët më të aftë dhe me përvojën më të madhe në hetimin e dosjeve të ndërlikuara.
Nuk bind dhe nuk justifikon as argumenti se prokurorët e SPAK-ut janë të paktë në numër dhe nuk e përballojnë volumin e çështjeve, prandaj vonojnë hetimet dhe dërgimin e të pandehurve për gjykim.
Realiteti i punës së SPAK-ut dëshmon se drejtuesit dhe prokurorët e tij mund të jenë të ngarkuar me shumë dosje, por nuk janë të paaftë, të lodhur apo pa mundësi për të përfunduar çështjet penale të pushtetarëve, politikanëve, trafikantëve dhe oligarkëve.
Për shembull, me kërkesë të SPAK-ut doli nga qelia ish-ministri Ilir Beqja, me arsyetimin se kishte përfunduar afati i paraburgimit. SPAK-u nuk sqaroi përse e solli vërdallë çështjen për gjashtë vjet, duke e hequr dhe futur disa herë Beqjan në dosjen e sterilizimit, ndërsa nuk e heton për koncesionet e tjera në shëndetësi.
Katër herë është kapur dhe proceduar pronari i kompanisë “Bana King”, Trifon Murataj, në raste trafikimi të rreth katër tonëve kokainë gjithsej. Drejtuesit dhe prokurorët e SPAK-ut nuk e hetuan, megjithëse çështja ishte në kompetencën e tyre, por ia lanë Prokurorisë së Durrësit, e cila i pushoi procedimet ndaj tij.
Drejtuesit dhe prokurorët e SPAK-ut kërkuan me këmbëngulje në Gjykatën e Posaçme pushimin e çështjes së resortit të ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj në Dhërmi. Ndërkohë, prej katër vitesh mbajnë të bllokuar çështjen për aferën e Portit të Limionit në Sarandë.
Vetë drejtuesit dhe prokurorët e SPAK-ut pushuan çështjen për Olsi Ramën, të përmendur si pjesë e grupit të trafikut të drogës në Xibrakë. Ata i hoqën emrin edhe nga dosja “Call Center” dhe nuk e kanë prekur në asnjë dosje tjetër.
Drejtuesit dhe prokurorët e SPAK-ut nuk e kanë pyetur kryeministrin Edi Rama, megjithëse emri dhe nënshkrimet e tij kanë dalë në urdhra dhe vendime që lidhen me koncesionet, kontratat “1 euro”, lejet dhe tokat për investitorët strategjikë.
Nuk e kanë pyetur për dosjet e aferave “Landfillet”, “McGonigal”, “Satelitët”, “Rruga e Arbrit”, “Rruga Thumanë-Kashar”, “Deripaska”, “Ron Yeffet”, “Çarteri”, “Rrjolli” dhe “Ishulli i Sazanit”. Nuk e kanë pyetur as për dosjet e fundit që lidhen me librin e 500 projekteve të betonit dhe me çështjen “Aruba”.
Thuhet se SPAK-u e ka pushuar në heshtje çështjen e Engjëll Agaçit për aferat e landfilleve. Ai nuk po hetohet as për lidhjen me Artur Shehun në grabitjen e 600 hektarëve tokë në bregdetin e Vlorës.
Prej pesë vitesh, SPAK-u mban të bllokuar hetimin e dosjes “Manastirliu” për tenderët e COVID-19 dhe koncesionet e sterilizimit dhe laboratorëve.
SPAK-u po mban të bllokuara edhe hetimet për dosjet “Blendi Gonxhe”, “Dritan Agolli”, “Krifca”, “Kumbaro” dhe “Denaj”, të lidhura me fondet publike, fondet e BE-së, fondet e landfilleve, detyrimet e Bankers-it, tokat dhe plazhet publike, si dhe lejet për trafikimin e mbetjeve të “Kurum”.
Drejtuesit dhe prokurorët e SPAK-ut nuk prekin Shkëlzen Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij, Rrahman Selmanllari dhe Shkëlqim Beshiri, të përfshirë në denoncimet për Gërdecin, grabitjen e tokave në bregdet dhe pastrimin e parave nëpërmjet ndërtimeve, kullave dhe resorteve.
Nuk po prekin as Tomë Doshin dhe oligarkët e trafikantët Pëllumb Salillari, Bashkim Ulaj, Gjergj Luca, Andrea Çaushi, Amant Josifi, Sinan Idrizi, Lul Morina, Eral Myftaraj, Roland Ziu e të tjerë.
Këto raste nuk tregojnë pafuqi apo mbingarkesë të drejtuesve dhe prokurorëve të SPAK-ut, por klientelizëm dhe kapje nga interesa të përbashkëta.
Prej tre ose katër vitesh, në SPAK janë depozituar kallëzime edhe për Pëllumb Salillarin, Bashkim Ulajn, Gjergj Lucën, Amant Josifin, Lul Morinën, Andrea Çaushin, Eral Myftarajn, Emiriana Sakon, Flamur Nokën, Ridvan Boden, Rakip Sulin, Ilir Xhakollin e Pogradecit, Gledian Llatjen, Armando Subashin e të tjerë.
Në afro shtatë vjet veprimtari, SPAK-u nuk ka mbyllur asnjë dosje të politikanëve, qeveritarëve, oligarkëve dhe trafikantëve të lidhur me kupolën e pushtetit në bizneset e ndërtimit dhe koncesionet. Arben Kraja dhe Altin Dumani i lanë këto dosje në hije.
Gjatë tetë muajve të drejtimit nga Klodian Braho, SPAK-u nuk ka nxjerrë asnjë urdhër-arrest, megjithëse ka “mullarin” me 197 çështje penale, duke përsëritur refrenin: “Janë në hetim paraprak”.
Ndërkohë, SPAK-u ka pushuar disa çështje, fijet e të cilave ngjiten në rangje ku drejtuesit dhe prokurorët e tij nuk arrijnë. Arsyet i dinë ata, por publiku i kupton./Pamfletiklodian braho 197 dosje në sirtar 1 Komente T Tani 26 Gusht 2026, 13:53 Nuk e di se si shpresohet qe ky prokuror mund te akuzoj, arrestoj dhe dergoj gjyq dosje per grupe kriminale dhe qeveritar. Mjaftohu te lexosh vendimin e tij te KPK me kujdes dhe e kupton arsyen. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të Belgjikës: Në fokus, integrimi në BE 26 Gusht 2026, 13:0613:06Politike Nga Kievi në Madrid, si drejtësia po lëkund pushtetin e miqve të Ramës dhe testi i SPAK 25 Gusht 2026, 22:2022:20Politike Nga dietat te karburanti/ Mbi 700 mijë euro për deputetët në korrik, u rimbursuan për qiratë edhe ata që deklaruan miliona euro 25 Gusht 2026, 21:2821:28Politike Diversioni i Ramës me Shtetin Bektashi, kush është amerikani që po projekton “Vatikanin Shqiptar"? 25 Gusht 2026, 21:1221:12Politike Video/ Kur Ben Blushi demaskonte Ramën dhe Berishën në Parlament: Gjithë jetën keni qenë bashkë 25 Gusht 2026, 19:2119:21Politike Sot Vuçiç, nesër Rama? Loja me Kushtetutën që mund të infektojë Ballkanin 25 Gusht 2026, 16:0516:05Politike

