Në dyert e SPAK-ut këtë të enjte kanë kaluar dy bashkëpunëtorë të Belinda Ballukut, drejtori i Hekurudhës Shqiptare dhe ish drejtori i KESH Ergys Verdho dhe drejtoresha e KESH-it Viola Haxhiademi e cila më parë ka mbajtur postin e sekretares së përgjithshme të ish zv/kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kjo nuk është hera e parë që bashkëpunëtorët e Ballukut pyeten nga SPAK lidhur me dosjet në hetim. Haxhiademi, ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë kohës kur drejtohej nga Balluku. Në dhjetor 2025, në kuadër të hetimeve për tenderat publikë në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kontrolloi edhe banesën e saj. LEXO EDHE:SPAK të dhëna të reja, pyeten ish bashkëpunëtorët e Ballukut, të mërkurën Elezi e Gjyli ‘heshtën’, sot në prokurori Verdho dhe Haxhiademi Paraqitja e tyre në SPAK vjen një ditë pasi dy vartës të tjerë të Ballukut, Gentian Gjyli (ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar – ARRSH) dhe Erald Elezi (ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare – KESH u shfaqën gjithashtu në SPAK. Lajm në përditësim...... A.C/SI.E./Shqiptarja.com TAG: spak SPAK heton Ballukun ergys verdho Viola Haxhiademi Komente Komento Sondazhi i ditës:
8 Tetor, 11:03
Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 62% Jo 32.9% Nuk e di 5.1% Vota total: 453 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

