Vlora Hyseni Janë zgjeruar hetimet e SPAK ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Krahas çështjeve për të cilat po hetohej më parë, Prouroria e Posaçme ka regjistruar disa akuza të reja ndaj saj, që lidhen me dyshimet për korrupsionin. SPAK nis hetim pasuror për Vlora Hysenin 8 Nëntor, 18:08 SPAK po verifikon një transfertë në një kompani ku është i punësuar vëllai i Vlora Hysenit, Izet Dingler. Gjithashtu po verifikohen edhe disa listpagesa që janë gjetur në zyrën e EATABACCO.
Ish-drejtoresha e SHISH, është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të dosjes së AKSHI-t, ku dyshohet për përfshirje në veprimtari që lidhen me biznesmenin Ergys Agasi. Ndaj saj më parë ishin ngritur dyshime veprat penale, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Hetimet synojnë të zbardhin rolin e ish-drejtueses së SHISH-it në këtë çështje dhe nëse ajo ka përdorur informacionin e siguruar për shkak të funksionit të saj në shërbimin inteligjent në favor të biznesmenit. Ndërkohë që, ndaj Hysenit është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

