Avokati Idajet Beqiri ka komentuar çështjen e Vlora Hysenit në emisionin “Real Story” në ABC News, duke ngritur akuza të forta ndaj SPAK për mënyrën se si është trajtuar çështja.
Beqiri tha se, sipas tij, mënyra e veprimit të organit të akuzës ka dëmtuar rëndë funksionimin e shtetit dhe besimin te institucionet.
Duke iu referuar rastit të Vlora Hysenit, Beqiri kritikoi edhe raportin mes institucioneve të drejtësisë dhe pushteteve të tjera. Beqiri e cilësoi situatën si të rëndë dhe akuzoi institucionet për papërgjegjshmëri. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Pak rëndësi do ketë përfundimi i këtij gjykimi sepse tashmë e kemi bërë rrugë, fillimisht i dënojmë pastaj fillojmë hetimin dhe kjo është dramatike për organin e akuzës dhe shtetin tonë. E gjithë praktika e Vlora Hysenit tregon që organin gjyqësor e kemi jashtë shtetit tonë. Ato nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë shtet dhe çdo të thotë tre pushtete brenda shtetit dhe çfarë harmonie duhet të kenë ato për çështje të ekzistencës së shtetit. Papërgjegjshmëria është e tillë sa e shesin shtetin për një dukje… Dëmi është i madh dhe do apo jo, SPAK me këtë veprim që ka bërë e rrëzoi shtetin shqiptar, dhe sot ne nuk e kemi sigurinë kombëtare . Dhe jo se nuk e kemi nga Vlora Hyseni, por këtë damlla e kemi për momentin nga SPAK”, tha ai.
/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitetEmisioneReal Story

